• |
ide | kryesore

Partizani-Tirana: derbi i dyshimeve dhe frika e tifozëve…

Sport



Derbi kryeqytetas…mjaftonte emri për të treguar gjithcka: adrenalinë, frikë, dëshirë, ambicje. Dikur luhej për të fituar këtë ndeshje, qoftë edhe me kushtin për të humbur kampionatin, ose Kupën, mjafton që në rrugët e Tiranës të dilje krenar. E ndjenin lojtarët, drejtuesit, tifozët, madje edhe ata që me futbollin pak lidhje kishin. E kështu ka qenë edhe në tre përballjet e para të këtij sezoni: Tirana përsëri nuk njohu fitore, por kërkonte të ishte dinjitoze, madje edhe tifozët në Selman Stërmasi hynin me bindjen se ishte hera për të fituar.

Po flasim për Partizani-Tirana, askush këtu nuk do asgjë të dhuruar: sukses ose humbje, por pa i patur asgjë borxh rivalëve të përjetshëm. Të dielën, dy skuadrat përplasen me objektiva krejt të ndryshme: Partizani për të marrë matematikën e titullit të munguar kampion prej 26 vjetësh, Tirana për të mbajtur larg panikun e një rikthimi të Kastriotit në luftën për mbijetesë. Por ajo që komplikon punët është avantazhi prej 10 pikësh që ka Partizani nga Kukësi, e shpallja matematikisht kampion edhe nëse Blutë nuk fitojnë me Luftëtarin. Në këtë pikë, rezultati në derbi pak rëndësi do kishte…për klubet dhe skuadrat, sepse për tifozët do të kishte e si…

Askush nuk do të donte një dhuratë, qoftë edhe me vlerën e shpëtimit. Bardheblutë presin sjelljen e Partizanit në fushë, duke shpresuar që të Kuqtë të jenë dashamirës, tifozët e dyshojnë dhe kanë frikë të entuziazmohen apo të rivalizojnë. Fanatics nuk duan dhuratat armike, porn ë anën tjetër e kuptojnë edhe sa në pozitë delicate është skuadra. Guerrils presin të mos thyhet seria positive e dominimit në derbi, por kanë frikë se tradhëtohen në fushë…Kështu, luhet për shumë në këtë derbi, por kurrë atmosfera nuk ka qenë më e vakët…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *