• |
ide | kryesore

Plani i Gjingjiç për ndarjen e Kosovës?/ Thaçi: Kryeministrin shqiptar e nxora nga zyra

Lajme, Të fundit



Në studion e emisionit “Opinion”, Hashim Thaçi foli për një episod të rëndësishëm të vitit 2002. Ai tha se një kryeministër shqiptar i ka shkuar në zyrë në vitin 2002 duke i prezantuar planin e kryeministrit serb të kohës, Zoran Gjingjiç për ndarjen e Kosovës.

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë, në vitin 2002 ka ofruar projektin e Gjingjiçit për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë nga zyra”, – tha Thaçi.

Me gjithë këmbënguljen e gazetarëve në studio për të thënë emrin e kryeministrit, Hashim Thaçi premtoi se do ta thotë një herë tjetër.

Në vitin 2002, Shqipëria ka pasur 3 kryeministra. I pari ka qenë Ilir Meta, i cili ka drejtuar qeverinë nga shtatori i vitit 2001 deri në 29 janar 2002. Më pas, kryeministër ka qenë Pandeli Majko në periudhën 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002, i pasuar nga Fatos Nano prej 29 korrikut e në vijim.

Emri i Zoran Gjingjiç u përmend edhe pak kohë më parë, pas një përplasjeje mediatike mes gazetarit Baton Haxhiu dhe Presidentit Ilir Meta. Haxhiu e akuzoi Metën për miqësinë me Gjingjiçin gjatë kohës që ka qenë kryeministër, por Meta iu përgjigj se ishte krenar për të.

“Jam shkumë krenar për miqësinë me kryeministrin e Serbisë në atë kohë, Zoran Gjingjiç […] Unë me Zoran Gjingjiç kam punuar për lirimin e shqiptarëve dhe ai ka thënë se ma ka kërkuar kryeministri i Shqipërisë.

Kur u vra ish-kryeministri Gjingjiç? Pavarësia e Kosovës kur u shpall, shumë kohë pas vrasjes? Atëherë si mund të diskutohej ndryshimi i kufijve kur Kosova ishte ende shtet?”, – tha Meta.



8 Comments

  1. ai tha nje kryeminister shqiptar,i bie qe te jet rama ose nano.perndryshe ilirin e berishen nuk do ti kursente pas asaj qe tha .

  2. Eshte fakt qe dihet se Meta ka pasur miqesi me Gjingjic. Puna eshte se keta te gjithe genjejne dhe hajde merre vesh kur thone ndonje te vertete. Jane te pabesueshem te gjithe.

  3. Nje i afert i Thaçit e cilesonte si gjarperi i zi,,me kuptoni me te thenat e tije : duke pare se Rama po i bien nje nga nje projekti Soros dhe po largohet si vetmi km qe po ecen kundra popullit te vet dhe ma merr mendja Thaçi duke qene nen Ramen ne aspektin e pergjithshem !!!!! Rama e ka urdheruar qe te dale medja me medja dhe te kundershtoje se Rama ka qene kundra ketij pakti se kushedi çi ka perrallisur I gjati siç mashtoi ne emer te nje pakti qe veç pakt nuk mban ky njeri,,tani futi ne loje dhe ket Thacçin qe do i bjere bishman me vone ky ky siç i thone kosovaret koka ben koka peson..

  4. Ky byroisti i PD i ka ngelur ora te sorosi,lulu soros qe ka bere dhe shkollen ne hollande kete nuk e thote ky kari byroisti i PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *