• |
ide | kryesore

San Siro vibron akoma: bien pjesë nga kollona, frikë për tifozët

Sport



San Siro lëkundet akoma dhe mes tifozëve ka nisur të shpërndahet frika. Pas oshilacioneve të 7 prillit (Inter-Atalanta), rasti i ri ka ndodhur gjatë Inter-Juventus në 29 prill kur janë sinjalizuar edhe rënie të suvasë nga një kollonë në unzaën e e dytë të Curva Nord. Inter e Milan kanë bërë njoftimin në mënyrë informale se situata është e monitoruar, siguria është prioritare e nuk ka rrezik edhe se tani duhet vlerësuar impakti i koncerteve verorë.

Hetimi i La Gazzetta dello Sport zbulon të reja të tjera mbi situatën e impiantit milanez që zikaltrit e kuqezinjtë duan ta rindërtojnë, por jo për motivet e lëkundjeve. Por deri atëherë ka ende kohë dhe tifozët kanë nisur të shqetësohen: oshilacionet nisin në unazën e tretë (por kur hidhen tifozët, edhe në të dytën) e shpërndahen në sektorët më të ulët aq sa kanë bërë të dridhet edhe karroca e një shitësi ambulant, apo shkaktuan rënien e suvasë që kërkoi ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke bërë që spektatorët të frikësohen duke u larguar para kohe nga stadiumi.

Monitorimi i situatës, bëjnë të ditur nga shoqëritë, është i vazhdueshëm. Vibrimet janë gjykuar fiziologjike edhe pse disa tifozë pranojnë se nuk i kanë ndjerë kurrë më parë, të paktën jo me këtë intensitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *