• |
ide | kryesore

Siguria e botës në rrezik, Irani shkel marrëveshjen bërthamore pas tërheqjes së SHBA-ve

Planet



Një vit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015, Irani ka pezulluar angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues. Presidenti iranian, Hassan Rouhani, njoftoi se rezervat e uraniumit të pasuruar nuk do të eksportohen më, sikurse është bërë që pas nënshkrimit të marrëveshjes e deri më tani.

Rouhani paralajmëroi se në harkun kohor të dy muajve, Irani do të rifillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar. “Këto masa janë për 60 ditë. Nëse në këto 60 ditë, evropianët do të ulen me ne në negociata dhe të arrijmë një marrëveshje në interesin tonë, veçanërisht për sa i takon naftës dhe bankave, ne do ti kthehemi marrëveshjes së vjetër.”- kërcënoi kreu i shtetit iranian nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes. Në kundërpërgjigje, ministri francez i Mbrojtjes, Christophe Castaner, theksoi se mosrespektin i marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, do të shoqërohej me marrjen e kundërmasave.

Përmes zbatimit të marrëveshjes së vitit 2015, synohej që në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, të arrihej frenimi i ambicieve dhe reduktimi i kapacitetit bërthamor të Iranit. Sakaq, tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve janë përshkallëzuar qëkur Uashingtoni zyrtar braktisi marrëveshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *