• |
ide | kryesore

Thaçi i bën avokatinë Ramës: Burrështetas! Mos e akuzoni kot për çështjen e kufijve!

Lajme, Të fundit



Cili ka qenë roli i Edi Ramës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe sidomos në idenë e ndryshimit të kufijve? Kësaj pyetjeje i janë dhënë përgjigje të shumta dhe po kaq të shumta janë edhe raportimet se kryeministri shqiptar ka lëvizur për shumë kohë në prapaskenë në këtë çështje.

Ai që e mënjanon nga të gjitha akuzat është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistën e tij për emisionin “Opinion”, Thaçi nuk i kurseu elozhet për qëndrimin që ka mbajtur Rama.

“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, burrështetas që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën.

Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën.

Nuk e di në ka folur me Vuçiçin. Nuk më ka thënë gjë. Kemi folur gjerë e gjatë bashkë për gjetjen e një marrëveshjeje” – tha Thaçi duke mos i kursyer fjalët e mira për të parin e qeverisë së Tiranës. Mesa duket Thaçi i “ktheu borxhin” Ramës që pak kohë më parë i quajti “gomarë” ata që e akuzonin Thaçin si tradhtar.

Intervista në “Opinion” nxori në pah edhe linjën e krahut Thaçi – Rama. Duket se tashmë Kryeministri shqiptar dhe Presidenti i Kosovës kanë hedhur pas krahëve edhe përplasjet e vitit 2016. Në atë kohë Prishtina nuk e shihte me sy të mirë afrimin e Ramës me Vuçiçin. E fortë në atë kohë ishte deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj që i kërkoi Ramës të mos fliste në emër të Kosovës. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Nuk ju pelqen o shpellaret e salihut,jeni mesuar me thenjet e agjentit te UDB Bisturia qe flet kur i thot Serbia dhe rusia dhe ju masturboheni pastaj

    1. E kuptoj qe te esht fiksu bisturia po nuk ka lidhje me sailun. Bisturine e perdori rilindja per ta prere karin qe pastaj ta rrasi ne byth.

    2. i pa emer ter diten hani ti,rama,thaqi mut stalini,milladini,vuqiqi,nikoliqi,brnabiqi,gjingjiqi,vuqiqi dhe prap fajin ju ka saliu .krymba qenefi stalini e shurr milladini linden thaqi e edvini dhe mut vuqiqi e putini do te perfundojn.

  2. Ne fakt, gjithmone gjelbesirat dhe maskarenjte behen bashke deri ne momentin qe i preken interesat personale. Pastaj shihen sa ‘shoke’ e ‘miq’ jane. E Rama shet edhe nenen e vet per pushtet. Tamam ‘bure-shtetas’… Plehre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *