• |
ide | kryesore

Tjetër “rrjedhje” nga radhët e LSI-së, kandidati i Korçës kërkon mandatin në KQZ

Lajme, Të fundit



Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit 2017, ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit, në kërkim të marrjes së mandatit të deputetit.

Bëhet fjalë për Vasil Sterjovskin, kandidatin e renditur të pestin në listën e grupimit politik të LSI-së për Qarkun e Korçës. Në formularin e depozituar theksohet se kandidati për deputet ka ndryshuar mbiemrin e tij nga “Sterjo” në “Sterjovski”.

 

 

Sterjovski ka shërbyer si drejtorit i Ujësjellësit në fshatrat e Korçës, ndërkohë që ka patur dhe postin e nënkryetarit të Komunës së Pustecit. Në jetëshkrimin e tij, Sterjovski rezulton të ketë mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të  Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian që prej vitit 2013.



3 Comments

  1. Cudi e madhe. kjo lsi sikur eshte partia me e bashkuar rreth idealeve te pastra. si nuk i kapen nje qindrak te vjedhur like floririt. si tha mona; me vdekshin femijet po kam vjedhur un 1 lek, smerrem me keto pun, u shof filxhan, me keto pun merret burri. as per femijet e vet nuk i rruhet kesaj ordinere e jo me te ket ne zemer Shqiperin. se na eshte ber edhe patriote e madhe kjo injorante me koqe te mara borxh nga likja.

  2. Drejtori ujesjellsit se LSI qe paska ndryshu edhe mbiemrin do bohet deputed.

    LSI ja duhet zhduk nje ore e me pare, bashke me mona baxhellen e like floririn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *