• |
ide | kryesore

Video/ Aubameyang pushton Valencian: Arsenal në finale pas 19 vjetësh

F1, Sport, Video



Arsenal rrëmben finalen e Europa League, duke fituar edhe ndeshjen e kthimit përballë Valencias. Unay Emery konfirmohet ai trajneri ekspert që ka bërë histori në këtë kompeticion. Finalja e parë që nga viti 2000 për londinezët, që kishin 19 vjet që nuk luanin për një trofe të rëndësishëm, që kur u mposhtën nga Galatasaray pas penalltive. Ishte një ndeshje e komplikuar, për faktin se 3-1 i marrë në Emirates nuk jepte garanci të plotë suksesi në kthimin në Mestalla, por për fatin e Gunners në fushë ishte Aubameyang, autor i tre golave.

Spanjollët tentuar tia bëjnë jetën të vështirë Arsenal dhe pas avantazhit të Kevin Gameiro në minutën e 11’ u duk se një surprizë mund të ndodhte në këtë mbrëmje. Por llogaritë nuk ishin bërë me Aubameyang, që vendosi barazinë në minutën e 17, përpara se Lacazzette të përmbyste rezultatin 5 minuta pas pushimit. Valencia e kuptoi se nuk mund të shkonte më në shtesë me këtë rezultat dhe u shty përpara, madje edhe barazoi po me Gameiro në të 58, por la hapësira që nuk mund ti jepen Arsenal dhe një si Pierre-Emerick Aubameyang, që shënoi edhe dy gola të tjerë .

Për Arsenal një arritje e rëndësishme, mungonte në një finale që nga 2006, por atëherë luante në Champions League, në sfidën e humbur me Barcelonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *