• |
ide | kryesore

Video emocionale e Ajax, pas eleminimit: “Kokën lart djem: sezoni nuk ka mbaruar”

Sport, Video



Nata më e gjatë në sezonin e Ajax: vështirë të kenë vënë gjumë në sy, duke rimenduar eleminimin e dhimbshëm nga Champions League. E megjithatë në rrjetin social zyrtar, shoqëria hollandeze ka kërkuar të ngrejë moralin e tifozëve e skuadrës në prag të një finale kampionati ende për tu luajtur e që mund të sjellë në Amstardam titullin e Eredivisie (në garën me PSV, të dyja me 80 pikë). “Shkoi kështu, ëndërra jonë u thye pikërisht në fund. Ishim kaq pranë objektivit, sekonda larg historisë, për të luajtur një finale të madhe. I treguam botës cfarë mund të bëjë një ëndërr. Është kjo që ne jemi, që duam të bëjmë: ti japim shpresa ëndërrimtarëve. Sot jemi të mërzitur por do të ngrihemi si gjithnjë, do të luftojmë si gjithnjë. Me kokën lart dhe gjoksin përpara!”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *