• |
ide | kryesore

30 qershori/ Zbulohen emrat që PS do kandidojë në Durrës, Dibër, Vorë, Sarandë dhe Kavajë

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste mbledh të shtunën Kryesinë dhe pas saj do të shpallen emrat zyrtarë për kandidatë të bashkive. Gjithsesi një listë me emra qarkullon tashmë. Rama, Ruçi dhe Balla pasditen e së premtes pritën një e nga një të deleguarit në qarqe për të dëgjuar propozimet e tyre.

Sipas asaj që raporton TCH, Vangjush Dako, drejtues politik i qarkut Durrës ka propozuar 3 emra; deputetet Klodiana Spahiu dhe Milva Ekonomi si dhe Valbona Sakon, drejtoreshën aktuale të Tatimeve, Durrës.

Kandidatët e mundshëm për Vorën që qeveriset nga të djathtët, janë Sadi Vorpsi dhe Agim Kajmaku.

Për Dibrën flitet deputetja Reme Lala ose Dionis Imeraj.

Për Bashkinë e Laçit kandidatura e Majlinda Carës mbetet më e preferuara.

Për Sarandën, kandidat potencial është kryetari i partisë në këtë qytet, Ardi Kola.

Mjeku gjinekolog Arben Rrugia do kandidojë nën siglën e PS në Kavajë, edhe kjo një bashki e djathtë.

Janë të konfirmuar për të hyrë në garë për mandat të dytë, Erjon Veliaj në Tiranë, Dritan Leli në Vlorë, Sotiraq Filo në Korçë, Armando Subashi në Fier, Gledian Llatja në Elbasan, Ervin Demo në Berat, Valdrin Pjetri në Shkodër, Safet Gjici në Kukës, Pjerin Ndreu në Lezhë, Ilir Xhakolli në Pogradec, Ndrec Deda në Mirditë dhe Rakip Suli në Kamëz.



4 Comments

  1. kerkoni ndonjegje se mos dele ndonje kushuri i katert i peste me kriminalitet, por haroni se po te kerkoni me thelle dalin shqiptaret moter e vlla.
    Eshte e cuditshme se pavaresisht kush jane direkt ne ofendime se keni idene sa te peshtire qe jeni si njerez . pavaresisht kujt partie perfaqesojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *