• |
ide | kryesore

Arta Marku, ose si bëhet fushatë në neomonizëm

1, Ide



Arta Marku nuk është një kamikaze mendjelehtë që nuk dinte ç’kërkonte në shfaqen e saj në Top Channel. Pas veshjes së saj flakëritëse, si nuse fshati, pas përgjigjeve të shkruara që më shumë i lexonte sesa i shqiptonte, nuk ishte thjeshtë një grua naive që ka vendosur të kandidojë për prokurore e përhershme.

Të gjithë ata që e panë intervistën e saj në “Open”, gabohen nëse mendojnë se ajo i bëri gropën vetes, duke u treguar e paaftë dhe e pa zonja për të zgjidhur në një vit e gjysëm, qoftë edhe një nga çështjet e mëdha që i kanë mbetur në dorë.

Pyetjet më normale që do të ngriheshin pas startit publik të fushatës së saj janë të thjeshta?

Pse ajo kërkon një mandat të plotë shtatë vjeçar, kur u mundua të arsyetojë me mish e me shpirt, se nuk ka asgjë në dorë për të shpënë përpara hetimet e dosjes së blerjes së votave Dako- Avdylaj në Durrës?

Lexo më tej:

Intervista në “Open” / Manipulimi i Arta Markut me dosjen 339

Pse ajo mëton të rizgjidhet kur nuk mund të ndikojë aspak në hetimin masakrës elektorale që u bë në Dibër?

Pse ajo ka guximin të dalë në publik, kur nuk lëviz do asnjë gisht në ivestigimin e grabitjes skandaloze të tenderit të Unazë së re?

Pra, enigma e pakuptueshme që të bën të dyshosh pasi ke dëgjuar intervistën e saj në Top, është: si imagjinon të bindësh njerëzit se meriton besimin e tyre, duke u justifikuar se s’ke pasur mundësi të bësh asgjë?
Si mund të jetë kaq mendjelehtë, tyryfyle, apo e cekët, një grua që synon të jetë simboli i parë i institucioneve të reja të reformës në drejtësi?

Në fakt, Arta Marku nuk qe aspak e tillë.

Në daljen e saj të gjatë publike ajo nuk u tregua naïve. Me look-un xixëllonjës dhe belbzimin e pasigurtë, madje qoftë dhe me këmguljen se qe e paaftë të lëvizte një gur të vetëm, ajo skicoi profilin që i duhej.

Sepse ajo nuk ka filluar fushatën për prokurore e përgjithshme me shpresën meritokratike se do të bindë publikun që është e aftë, por me synimin për të garantuar ata që mund t’a rizgjedhin, se prej saj nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë.

Në këtë kuptim, intervista e Arta Markut në Top Channel mund të mbahet shënim, si fillimi i të parës garë që po zhvillohet në epokën e re, në atë të mugesës së pluralizmit politik.

Në një mjedis, ku tepsinë e ka marrë në dorë një njeri i vetëm, ku parlamenti është njëngjyrësh, ku institucionet e reja të reformës në drejtësi janë pjella të shëmtuara të kësaj konjukture, znj, Marku bëri gjënë e duhur.

Ajo nuk duhet të përgjigjej se përse s’ka burgosur asnjë kriminel; Ajo nuk duhej të jepte llogari se përse s’ka porceduar asnjë vjedhës votash; Ajo nuk duhej të spjegohej se përse s’ka hetuar asnjë abuzim me tendera; pasi ajo kishte për qëllim të garantonte se qe aq provinciale, aq e nënshtruar dhe aq e bindur sa s’mund ti prishte punë pushtetit.

Dhe këtë e bëri më së miri, duke nisur në Top një fushatë që do të mbahen mend: “më votoni mua se ju lë të grabisni të patrazuar”.

Prandaj Arta Marku, në vend që përçmohet, duhet të vlerësohet, pasi ajo e nuhati kohën e ndryshme që po jetojmë. Ajo e kuptoi se në fazën e re të neomonizmit, nuk ka rëndësi të bindësh masën e gjërë të popullsisë, as të fitosh kartonat jeshilë të parlamentit, por vetëm të sigurosh qetësinë shpirtërore, juridike dhe politike të njeriut që të ka në dorë.

Këtë garanci ajo e dha me të gjitha mundësitë e saj të limituara. Dhe pas kësaj, pak rëndësi ka nëse ajo e humbet, apo e fiton në këtë garë. Në të gjitha rastet ajo do të mbahet mend se kriojoi një rekord të ri. Ajo inaguroi të parën fushatë kombëtare ku sfida bëhet për të thyer zemrën e një personi të vetëm.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Asnje nuk ka ketu.Mendoni Llallen e Berishes dhe Marku duket engjell.Per poullin as qe rruani njeri,populli duhet per protesta,per vote dhe pastaj beji topin.Eksperienca e 25 vjeteve tregon qe presidenti,k/prokurori etj Jane figure kartoni dhe Jo reale.Bushati e ka bere kete Shkrim nga nevojtorja .

    1. Te gjitha cfare shkruan jane te verteta. Pervec nje detaji qe quhet Reforma ne Drejtesi. Po perpiqen t’i shesin opinionit idene se gjerat tashti e mbrapa do jene ndryshe. Nderkohe qe besnikeria ndaj atij qe te zgjedh eshte e njejta, thjesht ka ndryshuar cmimi ose kostumi.

  2. Pse mos mendojme qe marku e do ate post per t’i shpetuar vete hetimit? Ka marre vendime jashte kompetences qe jane rrezuar ne gjykate. Ka anashkaluar procedurat administrative lidhur me anetaret e KLGJ,KLP. Nuk eshte shume e veshtire te ngresh ceshtje, minimalisht per shperdorim detyre ndaj saj. Dikush do ta haje. Rrezikun me te madh e kane dhendrat dhe nuset e fshatit, si Llalla e Marku.

  3. Akoma Llalla eshte nen hetim si hajdut ordiner ,kemi se c’fare te mesojme.Pa korrigjuar te kaluaren e sotmja do te jete me e keqe dhe shume e keqe derisa te vemi ne diktature.Marku duhet per te shtyre rradhen ,por te pakten nuk eshte superhajdut si Llalla qe ishte dhe K/Prokuror.Me turp nuk ka,keto perrallat e Bushatit apo Shkullakut jane tollumbace.Pavaresisht se Llalles dhe familjes se tij shteti Amerikan i hoqi te drejten e vizes si hajdut ,llalla na shfaqet me pagesa 10.000 dollareshe per lobim ne Amerike.E shikoni se c”fare perversi eshte Llalla njeriu u Berishes dhe Lules?Hani nga nje akullore se ju ben mire.

  4. O TOM IK QIU NE BYTHE SI RILESHAS QE JE .DUHET PER TE SHTYRE RADHEN THOTE IDIOTI,SIKUR JANE DUKE PRITUR RADHEN E PERCITJES QE E KANE ZAKON SI PARTI.

  5. Brilante artikulli por ka gjithmone nje por.. diten qe ajo iken si nje kryeprokurore e turpshme, dosjet jane aty.

  6. Presidenti Meta eshte merzitur shume se kercenohet siguria kombetare dhe do mbledhi LSI e gruas (Balili qe eshte ne burg ,para 1 viti ishte rrezik kombetar per hajdutin Meta).Neise Llalla do takohet me Markun dhe do flasin per integrimin social.

  7. Fakti qe zoti Llalla duhet t futet ne burg nuk e vendos zonjen Marku ne drite me te mire. Nuk esht kjo llogjike e shendoshe ne nje demokraci. Megjithate edhe po ta krahasojme me pararendesit, nuk mendoj qe ka patur KP qe ka shkelur ligjin ne menyre kaq flagrante sa zonja Marku. Un shpresoj shum qe njesoj si Llalles edhe Markut ti vije dita qe duhet te arratiset per t mos u arrestuar.

  8. Me sa po shoh planet jane te mari valixhet populli jo horrat. Dhe e vene ne zbatim me sukses absolut ne shtrirje kohe 30 vjecare. Dhe do vazhdoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *