• |
ide | kryesore

Bale-Zizou në luftë të hapur: “Zidane nuk dëshiron ta mbajë”

Sport



Për sezonin zhgënjyes të përjetuar nga Gareth Bale, mediat spanjolle kanë thënë gjithcka: përfaqësimet nën pritshmëritë, raporti i keq me pjesën tjetër të skuadrës (shokët e akuzojnë se nuk ka mësuar asnjë fjalë spanjisht) e me publikun e Bernabeu, paaftësia për të bërë të harrohet CR7 e mbi të gjitha raporti i vështirë me Zinedine Zidane. U përfol madje edhe një largim i uellsianit verën e kaluar, por ndryshimi i idesë erdhi vetëm pas dorëheqjes së teknikut francez. Tani që Zizou është kthyer në pankinën, lamtumira e Bale nga Real Madrid në fund të sezonit është e pashmangshme, aq sa e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.

“Bale dëshiron të qendrojë, ka një kontratë deri në 2022 – janë fjalët e Jonathan Barnett për Marca – por nuk jam i sigurtë nëse zoti Zidane dëshiron ta mbajë. Bale ka qenë dhe është, për mendimin tim, një nga tre apo katër lojtarët më të mirë në botë. Zoti Zidane nuk ka në fakt të njëjtin mendim me mua. Kjo lojë, është një lojë opinionesh e Zidane nuk e sheh të tillë. Ky është opinioni i tij, ka të drejtë ta mendojë kështu, nuk do ta kritikoj”.

Gjithnjë Marca në ditët e shkuara kishte treguar për një konfrontim mes lojtarit dhe teknikut, ku Zidane i ka komunikuar se nuk hyn në planet e tij teknike për sezonin e ardhshëm e për ta shtyrë të largohet i ka thënë madje se është gati ta cojë të stërvitet me skuadrën B të klubit, Castilla. “Sinqerisht duhet ti vijë turp, Gareth meriton respekt maksimal dhe mënyra si është trajtuar nga mbështetësit e Real Madrid është e turpshme, duhet ti puthin këmbët” kishte thënë më parë Barnett.

Në fund të sezonit uellsiani do të largohet sic duke, por problem është cmimi i tij: Real kërkon 90 milionë euro dhe janë pak klube që mund tia lejojnë vetes. Mbi Bale është vigjilent Manchester United e disa ditë më parë agjenti i uellsianit e ka lënë të hapur mundësinë e kalimit në Premier League: “Është e mundshme, nëse dikush fut dorën në xhep dhe paguan sa meritojmë… por bëhet fjalë për shumë para”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *