• |
ide | kryesore

Basha: Nesër në protestë na bashkohen 300 të rinj nga vendet e BE-së, pa PD nuk ka zgjedhje

Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se e gjithë Europa po jep mesazhin se pa PD-në nuk do të ketë zgjedhje.

“E gjithë Europa e ka kuptuar! Brenda 48 orëve, mesazhet që variojnë nga Londra, Brukseli e Parisi, e bëjnë të qartë:

Zgjedhje pa Partinë Demokratike, nuk janë demokratike dhe nuk do të pranohen.
Zgjedhje pa ndëshkuar politikanët që bashkëpunuan me krimin e organizuar për të vjedhur dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve të vitit 2017-të, në zgjedhjet parlamentare, nuk ka për të patur.
Hapja e negociatave, hapja e rrugës tonë drejt Europës, që është objektivi më i rëndësishëm i demokratëve shqiptarë dhe i shumicës dërmuese të shqiptarëve, sot kërcënohet qartë, jo vetëm nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës, nga pandëshkueshmëria e tij dhe e ministrave të tij, por siç e kanë thënë dy ditë rradhazi, dy personalitetet nga më me peshë të Bundestagut gjerman:
“Pa shkuar në burg atë që vodhën votat e shqiptarëve në vitin 2017-të, nuk ka hapje negociatash” u shpreh Basha.

300 të rinj nga shtetet anëtare të BE-së sipas Bashës do të jenë të pranishëm në protestën e nesërme të opozitës që nis në orën 18:30.

“Ky vetëdijësim, mori një formë të re sot në Tiranë, këtë mëngjes, në një sallë të mbushur njësoj si kjo, me mbi 300 të rinj e të reja nga të gjithë vendet e Bashkimit Europian, të një shoqata zyrtare të studentëve të Partisë Popullore Europiane, partisë tonë nënë, të cilët krah për krah me studentët demokratë dhe me të rinjtë demokratë, kanë përqafuar kauzën tonë: “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, për zgjedhje të lira e të ndershme, për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, të cilët e kuptojnë fare mirë, se beteja jonë nuk bëhet thjeshtë dhe vetëm për pushtet, por bëhet pikërisht për të hapur atë derë që ka mbyllur Edi Rama. Dhe për këtë arsye, janë në krahun e rinisë shqiptare, janë në krahun e studentëve shqiptarë të të gjithë Shqipërisë.
Nesër në orën 18.30, këta të rinj europianë nga të gjithë vendet e BE-së, do të jenë në krahun tuaj, në protestën tonë, në goditjen tonë vendimtare kundër tiranisë së krimit, kundër tiranisë së korrupsionit”, tha Basha.



10 Comments

  1. Sa rrenacak qe je more lulu,dite per dite nga nje rren thua,250000 lek pension,1200 euro mjeket,nje here perdor leket,nje here eurot,po me dollare cfare do paguash or lulu,shtyje dhe neser protesten si te tjerat dhe hypi avjonit per hollande dhe keta shpellare qe kane ngelur le te meren me salihun

  2. DUAM NDRYSHIMET LIGJORE ,ZBARDHI DHE NA KE NE PROTESTE. JEMI TE ZHGENJYER NGA TE GJITHE JU.
    MBLIDHE MENDJEN SE ME MILITANTET NUK E FITON DOT , DUHET TE BINDESH ME FAKTE POPULLIN PA NGJYRE POR QE DO TE MIREN E FEMIJEVE TE TIJ DHE VENDIT TE TIJ . BEJE DHE DO SHIKOSH SE PALLOSHI NUK KALON AS EDHE 10 DITE NGA ZBARDHJA . BEJE SHPEJT , SE NJEREZIT PO IKIN TE GJITHE SEPSE JANE TE PA SHPRESE NGA E GJITHE KASTA POLITIKE . BEJE , TE NDEROSH EDHE VETEN EDHE POPULLIN .

  3. Keta te 333 vete duhet te llogarisin dhe cunin e Olldashit dhe te Balliut,me siguri ata te BE duhen te jene ne tatoo ne duar apo te dehur.Bashkia ka marre masat per WC-et e protestuesve por nqs e do me dush duhet te paguash me shume per luks.Tekstin e ka bere bejtexhiu nga fshati Shkulaku ,birrat i ka Palotha dhe picat i ka dhendri i familjes se PD.Zerat thone se do te vine dhe nga Amerika dhe Azia mqs eshte grumbullim pa forme.

  4. E kemi shume te qarte qe per Europen, rama nuk eshte kryeminister. Duhet kujdes se ky eshte momenti me i keq. Nje deshtak i izoluar , i mberthyer me banda behet shume i rrezikshem. Tani jeni perballe psikopatise se ketij njeriu. Cdo hap duhet ta konsultoni me psikiater. Ato qe ka verdalle jane zbatues te verber urdhrash. Kaq prane fitores sa jeni , nuk ia vlen me sakrifiku jete te pafajshme.

  5. @@@@ E gjithë Europa e ka kuptuar! Brenda 48 orëve, mesazhet që variojnë nga Londra, Brukseli e Parisi, e bëjnë të qartë: Zgjedhje pa Partinë Demokratike, nuk janë demokratike dhe nuk do të pranohen. @@@@

    E moret vesh o truthare … eruopa eshte me ne… Brenda 48 oresh e kuptoi… dhe tha se nuk do ti njofi zgjedhjet pa PDn …

    Kaq keq ke mbetur o lulush per te gjetur protesuesit e rradhes ???? Me genjeshtra te tilla per kalamanj mendon se do ti mbash protestuesit te karikuar ???

    Deshtak

  6. ku i gjejn gjith keto lek, jo vetem qe paguajn nga 20 mije lek te gjith ata qe shkojne ne proteste, u paguajne autobuzin dhe ushqimin, paguajn nga 50 mije lek ata te dhunshmit, tani paguajn me qindra/mijera euro per te sjelle dhe rob nga europa. Ore po lek pafund paskeni

  7. Solidarizim qe te kujton forcat revolucionare ne mbare boten kapitaliste qe mernin pjese ne mitingjet e PPSH te frymezuara nga mesimet dhe veprat e sh. Enver hoxha.
    Bravo Sale dhe Luli per frymen e demoduar qe kerkoni te ngjallni!
    Hajde ari, Stalini, XIXA, cprisni. Lehni nga tre kater here me emra te ndryshem!

    1. Urime Z.Basha!
      Gjermanet te mbeshtesin. Deklarimet e javeve te fundit mund te permblidhen ne dy mesazhe, nje i shkurter per opoziten dhe nje pak me i gjate per rilindjen.
      Per opoziten:
      IHR SEID NICHT ALLEIN!

      Per qeverine
      Ju qifshin shqiptaret deri ne vesh se na cate karin dhe neve,piiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii fisqira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *