• |
ide | kryesore

Dy muajt e fundit të mandatit, Rama lë kryebashkiakët pa tendera

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka bërë sot lëvizjen e befasishme. Me vendim qeverie u janë hequr tenderat kryetarëve të bashkive në mbarë vendin, 2 muaj para se tu mbarojë mandati. Kjo lëvizje vjen në kohën kur opozita është betuar se nuk do lejojë zgjedhje më 30 qershor dhe Rama nga ana tjetër këmbëngul që zgjedhjet lokale do mbahen në datën e caktuar. Ky pezullim është lënë pa afat deri në fund të vitit 2019.

Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë

V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË FILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE DHE AUTORITETET KONTRAKTORE NË VARËSI TË TYRE, PËR VITIN 2019

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.
Përjashtohen nga ky rregull:

– prokurimet me vlerë të vogël;

– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.

Ngarkohen të gjitha institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



7 Comments

  1. NUK BEJNE TENDERA SE I MARUNE . TANI PO BEJNE PUNESIME . NE NJE ZYRE PUNOJNE 3 VETE DHE PAGUHEN 20 . O TE DHJEFSHA LIGJET E TUA I BERE BASHKITE SI ÇERDHE HAJDUTESH . PO JA NGORDH NERVIN E PUNES NEREZVE O IDIOT .

  2. Mbasi i fryu *oqet mire e mire me pare kryebashkiakeve , mbasi i fryu me punetore bashkite tani thote denoheni po morret pjese . Po kot u punesuan ata or edush pallaveshi ? Pse per figurant jane punesuar me mijera punonjes ?

  3. Hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………….U heq tenderat kryebashkiakeve se do me i mor te gjitha vet.
    Une them te bohesh edhe kryetar bashkie or kadri ram xhuveli.

  4. Koncesionar I Qelbur. Nuk u ngope. Dhurove rrugen kombit, per ti rrjepur leket e Shqiptareve nga privati.

    Monster

  5. Mua me ben pershtypje vetem nje gje – ketij njeriu, apo me mire te themi androidi, po i rritet koka. Ia keni pare sa e ka bere koken? Ka koken me te madhe nga te gjithe lideret, rajonale e globale!
    Booooooobo sa e ka bere koken, o lum jasteku!

  6. Po normal se nuk duhet te punojne , por te bejne fushate firmat keto dy muaj, me staf e me leke. Pastaj po qe e nevojshme i kane menyrat keta. I bejne pa kontrate, pastaj kur te zhbllokohet situata , behet gjoja gara, e fiton ajo qe ka bere punen dhe i kalojne leket shpejt e shpejt. Problemi vetem eshte qe nuk ka me leka. Ups!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *