• |
ide | kryesore

Lega italiane favorizon Juventus: kundër Atalanta luhet në mbrëmje… nervozohet Milan

Sport



Juventus-Atalanta, ndeshja e javës së 37 të Serie A, fillimisht e programuar të dielën në 19 maj, në orën 15, është spostuar në orën 20.30, sipas asaj që është njoftuar nga Lega. Kërkesa e bërë nga Juventus për të mundur të festojë titullin kampion në mbrëmje, ndërsa Atalanta do të kishte preferuar të luante në orën 15. Ky favor, për bardhezinjtë, ka nervozuar Milan dhe jo për shkak të festës së bardhezinjve, por sepse bergamaskët do të luajnë duke ditur rezultatin e kuqezinjve, me të cilët janë në garë për vendin e katërt. Milan duhet të luante kundër Frosinone në orën 18:00, sipas programit, pra pas Atalantës, ndërsa tashmë zikaltrit do të luajnë pas tyre.

Sa për festën e titullit kampion, me shumë mundësi klubi bardhezi do të organizojë një festë të përbashkët për skuadrën e Allegri e vajzat e Rita Guarino, që do të zbresin në fushë përpara ndeshjes me Atalanta për të festuar suksesin e dyfishtë Kampionat-Kupë Italie. Skuadra e femrave mund të ngjitet bashkë me djemtë në autobusin e hapur, për xhiron e triumfit në qendër të Torinos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *