• |
ide | kryesore

FOTO/ CIA teston dronin me 6 shpata, por vret numrin “2” të Al Kaqedës

Planet



CIA është akuzuar shpesh se sulmet me dronë mbi objektivat e dyshuara terroriste shkaktojnë edhe viktima të pafajshme. Tashmë agjencia më e madhe e inteligjencës në botë duket se e ka gjetur një zgjidhje.

Bëhet fjalë për një raketë “Ninxha”, e cila i godet shënjestrat me 6 shpata. Kjo armë njihet edhe si R9X dhe është projektuar për të hyrë në godina dhe makina me ndihmën e shpatave të mëdha. Raketa nuk ka mbushje me eksploziv, për të minimizuar humbjet në civilë. Ajo ka nisur të quhet edhe “Ginsu fluturues” sipas emrit të një marke thikash.

Me një raketë të tillë u vra edhe Aby Khayr al-Masri, numri i “dy” i Al Kaedës. Makina e tij u bë copash në Idlib, në veri të Sirisë. Në këtë mënyrë është vrarë edhe Jamal al-Badawi, jemenasi që orkestroi sulmet mbi USS Cole, ku vdiqën 17 marinarë amerikanë. Detajet për armën e re janë publikuar nga Wall Street Journal. Prodhimi i saj u urdhërua nga Barack Obama pas kritikave se nga sulmet me dronë janë vrarë edhe civilë.

Por si funksionon kjo armë e re? Fillimisht dronët ‘Reaper’ pozicionohen pranë objektivit, duke lëshuar raketën, e cila kyçet në objektiv. Në momentin kur afrohet me objektivin, raketa nxjerr gjashtë tehet e saj duke e masakruar shënjestrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *