• |
ide | kryesore

Analiza pas intervistës / Manipulimi i Arta Markut me dosjen 339

Arkiva, Kryesore



Arta Marku u shfaq me kërkesën e saj në Top-Channel për të bërë vetëpromovim në kuadër të fushatës për t’u shndërruar nga e përkohshme në prokurore të përgjithshme. Në emisionin Open ajo tha shumë gënjeshtra, por manipulimi më i madh ishte ai me dosjen 339. Po të dëgjohet versioni i Markut (shiko videon poshtë) ajo pretendon se nuk ka asnjë rol në hetimet që kryen prokuroria lidhur me vjedhjen e votave në Durrës nga Vangjush Dako në bashkëpunim me bandën e Avdylajve (lexo kronologjinë e përgjimeve poshtë).

Sipas znj.Marku, e zgjedhur me votat e vetëm 69 socialistëve ndryshimet ligjore ia pamundësojnë shefit të institucionit të akuzës që të ndikojë mbi këto dosje, që të informohet për detajet e tyre apo të vendosë pistat ku duhet investiguar. “Por edhe sikur unë të lajthis dhe të tentoj ta bëj këtë, prokurorët e çështjes i ndalon ligji të më japin llogari”, garantoi ajo përpara Eni Vasilit.

Lexo dosjen e plote te Zerit të Amerikës për dosjen Dako Avdylaj

Dhe deri këtu formalisht ka të drejtë. Ligji thotë fiks kështu, por siç na mëson kinematografia e vjetër socrealiste: “ka ligj dhe ka edhe Maliq”. Dhe në këtë rast znj Marku ka luajtur rolin e të dytit, dhe faktet për këtë nuk mungojnë.

Megjithëse u zgjodh mes tymit dhe flakëve vetëm me votat e njërës palë dhe me premtimin se nuk do të bënte në periudhën e saj tranzitore lëvizje të mëdha, ajo i hyri me sopatë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndoshta rastësisht ajo emëroi shoqen e saj të ngushtë Donika Prela. Ndoshta po rastësisht ajo ishte kryeprokurore e Durrësit, e të njëjtit rreth të kontrolluar nga Vangjush Dako. Ndoshta rastësisht, megjithëse iu vodhën dy herë dosjet e institucionit, ajo u vlerësua e denjë për t’u ngritur në detyrë.

Ndoshta rastësisht, ajo u ndihmua të kalojë vettingun me gjithë problemet e mëdha që kishte me pasurinë, të ngjashme me ato që kishin djegur shumë të singjashëm të saj të tjerë.

Andi Bushati: Arta Marku, ose si bëhet fushatë në neomonizëm

Por ka edhe më. Arta Marku ia hoqi këtë dosje të nxehtë nga dora Besim Hardajmatajt, i cili e kishte trashëguar nga një tjetër prokuror, Anton Martini me justifikimin se ata nuk kishin bërë asnjë hetim dhe e përdornin për shantazh politik. Po a kanë bërë gjë në mbi një vit dy prokurorët e rinj, njëri prej të cilëve dihet nga të gjithë se sa të forta i ka lidhjet me PS-në dhe se pse iu la në dorë kjo dosje? Për këtë znj. Marku nuk kishte përgjigje, se për hir të së vërtetës ajo as nuk u pyet për këto.

Ajo thjesht u mjaftua të bënte alibinë se personalisht nuk ka ndërhyrë në fashikujt e veçantë ndërkohë që me veprimet e saj është përpjekur vetëm ta varrosë atë hetim.

Aq brutale dhe aq flagrante qe ndërhyrja mbi këtë dosje që po kërkohej të zhdukej, sa ata prokurorë që i kishin në duar përgjimet u detyruan t’i nxjerrin ato në publik, duke thyer kodin e tyre moral dhe duke riskuar ligjërisht, që kjo aferë së paku të njihej nga publiku.

©Lapsi.al  



23 Comments

  1. Ja pra , i filloi ato ana-lizat shkerdhate Lapsi..

    ‘ Në emisionin Open ajo tha shumë gënjeshtra, por manipulimi më i madh ishte ai me dosjen 339.”’
    Kjo fraze mjafton qe ti beje te dhjesin nga goja gomeret e ketij portali.
    Tamam si laksativ eshte.

  2. Kur nje prekurore pergjithshme shkel ligjet pergjigjen eka aty te shkelja eligjit.Po jap do shembuj prurja e prekurores krimet erenda qe ne drejtim e saj ne durres i vollen dy her posten probleme me vitingun,trasfirimi i prekurorve qe gjykata egjeti te ligjshem kjo tregon qe kjo nuk duhet te jet ne at vend por as prekurore prandoj kjo esht perfaqsu ne viting me avokat pa qen prezent

  3. Kur populli eshte gomar komandanti quhet Sale ose Ilir apo edi!
    Kur ishte llala kryeprokuror ose si thote nje lolo himare krieprokuror, Ku ishit ju te Dashur pse nuk flistit fare!!
    Mire politikane nuk kemi se behen hajduter kollaj, PO gazetare xhan pse nuk ka? Andi Bushati! Po po ai e than fare!!

  4. Donika me prishi gojen me shijen e keqe dhe prape e mbeshteta per te kaluar vettingun, arta me prishi nje gje tjeter, keshtu qe dhe ate do ta mbeshtes per prokurore te perhershme.

  5. Pyetja ime e parë për Artën prokurore të madhe do të ishte:”A u bë zgjedhja juaj duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën dhe nëse po, pse e pranuat detyrën? Pasi morët detyrën, a vazhduat të shkelni mbi çdo ligj dhe Kushtetutën, sepse ishit e përkohshme dhe nuk kishit kompetencat e një prokurori të zgjedhur për 7 vjet?”Nëse përegjigjet janë të sinqerta dhe të vërteta, prokurore nuk jeni ju, por Partia që ju katapultoi aty padrejtësisht. Çdo gjë tjetër që keni thënë në atë intervistë dhe do të thoni në të ardhmen janë përralla me mbret për njerëzit që kanë kohë për të humbur. Suksese në jetë!

  6. O Zot! Ku ka perfunduar Shqiperia… Te vjen keq kur degjon dhe shikon cfare behet. Lere mos e pyet per ato gjera qe ndodhin ne fshehtesi.

  7. Zonja kryeprosocialiste
    E kena pa se si te zgjodhen,
    Opozita nuk po dremiste
    Kur n’parlament tymuese t’hodhen!

    Te ngurte e kishe mimiken
    Ker Edrrena t’futi ne pako,
    Shume u kujdese per Doniken
    Qe t’a mbyllte dosjen Dako!

    Sa shpejt urdher arrestet
    Per cironkat e droges n’Sarande,
    I kalove te gjitha testet
    Kur arrestove kete bande!

    Bisedat n’telefon ti I perdore
    Dhe arrestimet aty i mbeshtete,
    Po pergjimet e Dakos pse s’i nxore
    Apo i ka ruajt Donika per vete!?

  8. DRANDE MARKU KA FILLUAR EDHE TE VISHET ME STILE TANI .POR FLOKET GJITHMONE I KA SI TE DRANDE

    DHE FYTYREN TAMAM SI LEPIRESE . ARESH.E DEVOTESHME PARTISE TAMAM SI SHKURTE PAL VATA.KATOLIKE E KONVERTUAR NE RILINDASE SI ZEF LESHI ,SANDER FRANGAJ,PRESH ZOGAJ,PAULINI,PJERINI.LLUMI AKTOLIKEVE TE MIRDITES DHE LEZHES. PO I SHKON BURGUT ME KOKE SI PUNA E PJESHKES TEK PESHKU ,HALLALL TA KETE .

  9. Cecenet e dores se dyte ne sulm si hijenat,cecenet e dores pare me stalinin dhe .arin jane duke shperndare zarfet me euro shpellareve e ceceneve te rretheve.

    1. Hahaha,??!

      Kuptohet qarte se s’keni zemer
      T’pakten perdorni pseudonim,
      Te gjithe ju PS-sta paemer
      Qe te njiheni, perdorni k…in tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *