• |
ide | kryesore

Pagat e drejtuesve të Milan i kryeson Gazidis: katër liderët i kushtojnë kuqezinjve 10 milionë euro

Sport



Një poker prej thuajse 10 milionë eurosh në vit. Ky është totali i pagave të katër drejtuesve të lartë të Milan, sipas shifrave që raporton “Calcio & Finanza” që i referohet burimeve afër shoqërisë kuqezi. Më i paguari duket se është Ivan Gazidis me 4 milionë euro bruto në vit, i ndjekur nga Leonardo me 3,5 milionë, i treti Paolo Maldini me 1.8 milionë dhe në fund Scaroni me një pagë prej 500 mijë eurosh.

Për Gazidis, CEO i klubit, ka një rritje të lehtë krahasuar me 2,93 milionë euro neto të fituara në 2017-ën te Arsenal. Jeta prej drejtuesi i ka ecur mirë edhe brazilianit Leonardo, që në 2009-10 si trajner kuqezi merrte 1.2 milionë euro neto, ndërsa tani është edhe më mirë si përgjegjës i zonës teknike. Shifra më të ulëta për Maldini dhe presidentin Scaroni që në total fitojnë rreth 9.8 milionë euro bruto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *