• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është major Tanushi, babai i 3 fëmijëve që humbi jetën nga shpërthimi në Letoni

Lajme, Të fundit



Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi betejën e fundit me jetën. 39-vjeçari u plagos rëndë nga shpërthimi i së hënës ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj e cila këtë të premte u përcoll me nderime në banesën e fundit.

Po kush ishte Major Klodian Tanushi? Ai lindi në Dibër më 31 tetor 1980, fëmija i parë i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 përfundoi shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” ndërsa ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe më 18 shtator 2003 mori gradën e “Nëntogerit”.
Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht ishte me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20 dhjetor 2018 ai u dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ngushellime familjes!
    Shume e rende per bashkeshorten qe ka femijen e trete vetem 1.5 vjec. Shpresoj qe Qeveria shqiptare te pakten te ndihmoje familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *