• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës të shtunën, 1200 policë në gatishmëri

Lajme, Të fundit



Opozita do të zhvillojë të shtunën protestën e tretë kombëtare në Tiranë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar në Facebook një mesazh të posaçme dhe me thirrjen për bashkim.

Burimet kanë bërë të ditur se degët e PD dhe LSI në rrethe kanë organizuar mbështetësit, të cilët do të udhëtojnë prej qyteteve të tyre për tu bashkuar në kryeqytet në orën 18:30 kur dhe do të nisë tubimi para Kryeministrisë.

Policia mësohet se ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri si para godinës së qeverisë ashtu dhe pranë institucioneve të tjera shtetërore.

Në mbështetje të tyre do të jenë dhe mjetet ujëhedhëse, ashtu si dhe ka ndodhur në tubimet e shkuara.

Ashtu si dhe më parë, pak orë para protestës së ditës së shtunë nga ana e opozitës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur të bëjë një mesazh në faqen e saj zyrtare në Facebook ku bën thirje për të mos pasur dhunë në këtë protestë dhe se dhuna qoftë edhe nga një person i vetëm do ta kompromentonte qëllimin.

Ndër të tjera Ambasada vlerëson se përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Ambasada vlerëson se është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.



4 Comments

  1. Opo edhe 10 000 polic vini. Neser rama do bjer. I madhi basha do ta bej copa neser rilindien. Keni per ta pare se si do ta hedh nokaut me nje te djatht bisha, me falni basha. Do plasin nga inati ata qe i thon shalngjitur, do cuditeni me forcen e tij.

  2. E sigurt qe policia neser me qetesin qe ka treguar ne protestat e fundit, do ti provokoj keq protestuesit. Dhe protestuesve u lind e drejta te protestojn dhunshem nga ky lloj provokimi.

  3. 120.000 te vesh nuk ja del dot or pallosh .
    Ça ti bejem keti bukuroshit tone qe do pushtet per vete dhe jo per polullin se e shikoje ti do te dukej vrima e anetes si tub sobe .

  4. 1200 lesh negjmije njerz.po u dhe nje qik kanabis ikin si rama te frroket ,ndoket e roshet e behen ne goj e byth pis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *