• |
ide | kryesore

Raiola ‘i pezulluar’ shfaqet në Barcelona: De Ligt një hap larg katalanasve…

Sport



Mino Raiola, agjenti i fuqishëm, që është duke vuajtur një dënim tre mujor nga FIGC dhe nuk mund të ushtrojë sipas ligjit detyrën e menaxherit të të asistuarve të tij, sipas asaj që raportohet nga France Football dhe L’Equip, është parë në Barcelonë. Një prani pak a shumë e kuptueshme, duke marrë në konsideratë që menaxheri ka mes asistentëve të tij edhe Mathijs De Ligt, si dhe natyrisht Paul Pogba, të dy në listën e dëshirave të blaugrana. Por duke qenë se është i pezulluar në Itali, vizita e Raiola në Barcelonë është e “papritur” e hidhur për Juventus.

Kapiteni i Ajax, objektiv i nxehtë edhe për Juventus, prej disa javësh është bërë emri i parë në listën e drejtuesve të Barcëlonës dhe udhëtimi i Raiola në Barcelonë do të japë një zhvillim në këtë drejtim. Ndoshta mungesa e likuiditeteve në arkat e katalanasve është vetëm një legjendë urbane, sepse kjo lëvizje e Raiola tregon qartë seriozitetin e bisedimeve, për mbrojtësin më premtues në botë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *