• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohet 50-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe organizatë kriminale

Lajme, Të fundit



Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, 50-vjeçari me iniciale A.L., është arrestuar në Tiranë për t’u ekstraduar më pas drejt shtetit fqinj.

Mësohet se Gjykata e Napolit ka lëshuar një urdhër arresti për të ndaluarin nën akuzën e kryerjes së veprave penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim”, si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, akte të parashikuara nga nenet 81, 110, 416 dhe 600 në Kodin Penal italian.

ZKQ Interpol Tirana do të kryejë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *