• |
ide | kryesore

Video/ Finalja e dytë angleze: Chelsea kalon Eintracht me fat dhe penallti

F1, Sport, Video



Festë angleze në Europë: 4 finaliste në 4 mes Champions League e Europa League, ashtu si nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori. Emocione pafund në Stamford Bridge. Jovic i përgjigjet golit të Loftus-Cheek: 1-1 ashtu si në ndeshjen e parë, shkohet në kohët shtesë, por ato që vendosën fituesin ishin penalltitë. E Chelsea tregohet më i saktë, falë edhe pritjeve të Kepa, që i con Blues në finalen e kompeticionit, kur do të gjejnë përballë Arsenal të Unai Emery.

E të mendosh që e gjithë ndeshja i përligjet rezultatit, me një ekuilibër që u prish në minutën e 28’ kur Chelsea mori avantazhin me goditjen për biliardo të Loftus-Cheek, që nuk i la asnjë mundësi reagimi Trapp. Londinezët u dukën se mund ta mbyllnin këtë ndeshje shpejt, në krahët e entuziazmit, por Loftues Cheek humbi mundësinë e tij pak minuta më vonë, duke i dhënë mundëinë Eintracht të kthehet fuqishëm në pjesën e dytë: djemtë e Hutter sulmojnë Chelsea dhe shtyjnë në të gjithë frontin, duke gjetur barazimin në të parën coroditje të David Luiz. Në fakt veprimi i Jovic, në kombinimin e minutës së 49 me Gacinovic është për tu admiruar, ashtu si finalizimi i serbit. Gjermanët mund të përfitonin nga vështirësitë e skuadrës së Sarri, të frikësuar pas golit të pësuar.

Në kohët shtesë, askush nuk duket se kërkon të shkojë tek penalltitë: në fillim Jovic u bë i rrezikshëm, ndërsa në anën tjetër Barkley nuk gjen portën në goditjen e tij. Distancat mes reparteve rriten, por në minutën e 100’ është David Luiz që mban në jetë Chelsea me një ndërhyrje të jashtëzakonshme në linjën e portës, për të ndaluar goditjen e Haller. Chelsea fiton metra në shtesën e dytë dhe e vë nën presion mbrojtjen gjermane: Trapp shpëton rezultatin në goditjen e Zappacosta, ndërsa Azpilicueta i anullohet një gol për faull ndah portierit.

Vendosin penalltitë, edhe aty me ekuilibër dhe përmbysje: gabimi i kapitenit Azpilicueta duket se do të dënonte Sarri, por Kepa bllokon penalltitë e Hinteregger e Paciencia e i jep mundinë Eden Hazard në 11 metërshin e fundit të shpërthejë entuziazmin në Stamford Bridge: do të jetë një finale Chelsea-Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *