• |
ide | kryesore

Video/ PSG apelon skualifikimin e Neymar: “Tepër i rëndë”

Sport, Video



Me një komunikatë për shtyp, publikuar pikërisht në faqen e saj zyrtare në internet, klubi ka lajmëruar apelimin e vendimit: “Paris Saint Germain ka marrë aktin e vendimit të Komisionit të Disiplinës të Federatës për të ndëshkuar Neymar Junior. Duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në përfundim të finales së Kupës së Francës, dhe nga elementë të ndryshëm, të cilat PSG i përcoi në Komisionin e Disiplinës, e konsiderojmë këtë ndëshkim tepër të rëndë. PSG dhe lojtari i tij Neymar Junior kanë vendosur të apelojnë përpara Komisionit Superior të Apelit në Federatën e Futbollit të Francës”.

Ky ishte skualifikimi i dytë për Neymar, pas asaj të marrë në Champions League (3 javë) për sulmet në rrjetet “sociale” ndaj arbitrit pas ndeshjes me Manchester United dhe për të cilën ka bërë gjithashtu apelim. Këtë herë sulmuesi i PSG është pezulluar nga Federata e Futbollit të Francës për shuplakën ndaj tifozit në përfundim të finales së Kupës së Francës të humbur ndaj Rennes. Tre javë plus dy me kusht, me skualifikimin që do të nisë të hënën. Neymar do të mund të luajë të shtunën ndaj Angers, ajo që do të jetë ndeshja e tij e fundit e sezonit me PSG.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *