• |
ide | kryesore

Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

1, Arkiva, Ide

Protesta e opozitës dha një mesazh: Edi Rama mposhtet me tru, ndoshta shumë më lehtë sesa me muskuj.

Këtë të shtunë u provuan të dyja rrugët. Idhtarët e PD -LSI ndoqën skenarin që kanë përshkruar për muaj me radhë, duke tentuar pushtimin e kryeministrisë, duke shpërthyer gardhet përreth sallës së parlamentit, duke bllokuar rrugët dhe duke u përleshur me policinë. Por sot aksionin e tyre e alternuan edhe me një formë tjetër.

Më shumë sesa bombat molotov, levat dhe gurët, ka mjaftuar një projektor i thjeshtë për të bërë gjithë efektin që nuk e krijuan dot të parat.

Për një orë rresht, mbi fasadën e zyrës me flutura të piktorit, mbi markizën e artistit me famë botërore Philippe Parreno, mbi sallën cod të propoganduar si vendi par exellece i derdhjes së mendimit të lirë, kanë vërshyer disa të vërteta rënqethëse. Për gjatë gjithë kësaj kohe, në mediat që transmetonin live, janë pasqyruar slloganet që demaskonin shtetin e drogës, ministrat e kanabisit, oligarkët që përfitojnë miliarda nga ajo godinë.

Lexo më tej:

Fotot/ Si e përdhosën protestuesit zyrën e Ramës

Opozita me projektorë në drejtim të Kryeministrisë: Shqipëria si Europa

Pra majftoi një lëvizje e vetme, një gjetje fine, që selia që e shohim për ditë në ekrane me maskën që i vesh propaganda, të na shfaqej me fytyrën e saj të vërtetë.

Edhe nëse do të kishte qenë e gatshme të paguante miliona, opozita nuk do ta kishte realizuar dot një fushatë publicitare negativiste, në ato prmasa që e arriti për 60 minuta të vetme.

Edh nëse do të kishte kërkuar imazhe më të mira për ti shpërndarë mediave perendimore, ajo nuk do të gjente dot rrugë me efikase.

Pas saj, vërtet që Tirana i’a vlen të mendojë të zhvillojë edhe “turizmin e protestave”, ku gjithkush mund të vëzhgojë se sa pak mund duhet dhe sa lehtë mund të çmontohet një makineri e koracuar gënjeshtrash.

Natyrisht, vënia në pah e kësaj diference s’do të thotë aspak se dhuna ndaj regjimit të Ramës nuk është e përligjur. Ndaj një kaste që grabit vota për të fituar legjitimitet dhe pastaj zhvat pasuri publike për të siguruar vota, asnjë mjet beteje nuk është i pa moralshëm. Por, përpjekja tre mujore e rrugës radikale na dëshmoi një të vërtetë të madhe. Ajo tregoi se dhuna nuk mund të funskionojë ndaj një klike qeveritare dhe ka tubuar në armatën e saj edhe policinë politike edhe banditët e krminelët. Kjo është hera e parë, në këto tre dekada histori pluralizmi, kur këta të fundit janë renditur vetëm me njërin krah.

Ky binom e ka bërë gati të pamundur krisjen e imazhit të pushteti me rugën e forcës.

Ndërsa prova e sotme për të gërshetuar betejën e muskujve me gjetje inteligjente, rezultoi një eksperiment interesant.

Ajo tregoi se në pamundsi për ti djegur zyrën, Ramën e dëmton po njësoj duke i përdhosur fasadën. Shkrimi i të vërtetave të thjeshta, mbi muret e pallatit të gënjeshtrave, ishte një gjetje që hap një perspektivë të re. Atë se beteja me këtë kryeministër duhet zhvilluar njëkohësisht në dy fronte, sa atë të përplasjes me muskuj, po aq edhe në atë të përballjes me tru.

Kjo e dyta (jo ndeshja me ushtrinë e banditëve), por sfida me propagandistët e tij, ka rezultuar deri tani më e suksesshme. Ata u mundën hap pas hapi, nga protestat inteligjente të studentëve, nga vendimi për ta lënë kryeministrin si të gjithë autokratët e botës, përballë një opozite fallco dhe tani së fundi nga një projektor i vetëm.

Sfida si kjo i heqin regjimit një prej dy shtyllave në të cilat mbështetet, atë të propagandës. Dhe po iu rrëzua përfundimisht ajo, Ramës s’do t’i mbetet askush për ta mbrojtur veç banditëve të tij.

©Lapsi.al

22 Comments

  1. Me kete dhune qe po ndodh shqiptaret dhe opozita do te reagojne.
    Rama ska fuqi te mbroje asnje polic dhe asnje institucion pasi nuk e ka ne axhende.
    Rama duhet qe te demaskohet perdite dhe me shume ti hiqet burimi financiar

  2. Bushatit i ka ngel ora ne klase te tete kur thurte hartime plot patos per partine dhe xhaxhin enver. Vetem se tani ka ndryshu kahjen.
    Shqupistsve i shkrihen damort e bythes kur lexojne ksi gjonash.

      1. Antikomunisto! Po te them nja dy sekrete:
        Sala ka pas qen sekretar i partise kamuniste. Ndersa ky tjetri qe ka bo kte hartimin, eshte nje nga “bijt e eterve” – osht nipi Hysniut.

        Tani merri shkruji kto qe te thashe dhe lexoji me zo te larte. Ndoshta e kupton se kush eshte komunist e rrote kari ne kete mes. E kuptoj qe mund ta kesh te veshtire, por po te them edhe nje sekret tjeter: Ai nuk jam une.

  3. E vertete , por duhet nje fjale edhe per ato qe sot jane neper burgje vetem sepse shtyne policet dhe rrezuan kerpudhen e Edi Rames. Ato jane protagonistet qe e nderkombtarizuan ceshtjen e opozites dhe te shqiptareve. Projektoret e sotem, ne te vertete, u ngriten mbi shpatullat e tyre. Cdo dite duhet te kerkohet qe ato te lirohen, sepse qendrojne aty ku realisht duhet te ishte Tahiri i akuzuar per organizate kriminale ,i mbrojtur politikisht. Qendresa eshte e para. Kete e tregon historia boterore. Nderim per kedo qe sot eshte ne burg ne emer te opozitarizmit! Na bejne krenar qe jemi shqiptar!

  4. Gjetje e mrekullueshme. Une them qe te caktojme cdo nate nganje person qe te bej dezhurn me elektrik dore. E garantume qe mbas tre netesh Rama eshte i rrezum.

  5. Rrumpalle hesapi.Futja si te do suma.Ate qe mbjell,ate do te korresh.Lus zotin qe nuk u vra njeri Kurse Dollapi do ishte mire te rrinte ca dite ne burg,se edhe Balliu I Ri u poq Pak nga burgu.Neise ,Rama te jep komodotitetin qe nuk te vret si Basha por te le te hash mut sa te dush gjithe diten.

  6. Me sa duket projeksioni me drita beri qe te mos i mbajne me nervat personave qe jepnin urdhra per dhune. Kjo i beri qe te dalin haptas dhe pa maske. Problemi qendron ne faktin se vetem me ato projektime dhe pati nje ekses dhune qe u kritikua nga shume njerez, pra militantet mavi jane te gatshem te ushtrojne dhune ndaj kuktdp dhe te mbysin me LHL kedo qe kundershton pushtetin e tyre. Eksesi i dhunes se djeshme nga disa po krahasohet me 21 janarin, nisur nga premisa qe jam absolutisht kunder dhunes dhe natyrisht i neveris nkerrzit qe vrasin, imagjinoni sa te vrare do kishte patur mbreme nese mbreme do ishte ushtruar e njejta dhune mdaj policise si me 21 janar. Se dyti, cili nga shkrojtesit me pagese do deshironte te dhunohej ne te njejten menyre si ai funksionari i PD per dhunen qe ushtron ndaj njerezve te thjeshte me komente idiote? Ajo qe nuk kuptojne te gjithe eshte se ai oficeri i policise dhe policet militante i kane bere sherbimin me te mire opozites duke ia mbushur mendjen shume njerezve se ky eshte nje rregjim i dhunshem. Verini gishtin kokes o njerez…

  7. Ajo ishte gjetje e Rudina galloshes mund te kete marre pjese dhe lymi Lushnjes ,po mos te hàrrojme dhe Mero gelbazen eshte gjeni qarratai .Tashi qe kemi dhe opozite te re oburra para per evropi nene udheheqjen e lehaqeneve komunista..qe paguhen nga Ramiu vetem te dhjesin nga goja se per gje tjeter sjane te shajne neper portale se perball tehane mutin.

  8. Po kerkoja ne TV kamza ndonje snajper neper catite,por jo nuk pashe sic duket e ngaterrova me 21 Janarin kur kallashi dhe vdekja ishin bashke,Dollapi u rrah ,mire ja ben se behet me i forte.E rrahura dhe vrasja nuk jane njelloj,por sic duket Lulushit i ka hyre frika ne breke.Bushat mos ha kot,se edhe ti e di mire se kush eshte Saliu.Harroje nje moment Lagunen Blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu