• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Holanda i jep azil politik policit që ndaloi makinën e Saimir Tahirit

Arkiva, Kryesore, Lajme

Antonio Nazeraj, ish oficeri i policisë së qarkullimit në Fier, që ndaloi ‘Audin’ e famshëm të Saimir Tahirit, ka përfituar azil politik në Holandë. Lajmi konfirmohet për Lapsi.al nga vetë Nazeraj. “Jam i lumtur që Holanda më dha mbrotje, mua dhe familjes time”, tha Nazeraj për Lapsi.al

Por përpara se të mbërrinte në Holandë, ish oficeri i policisë ka hequr një kalvar të gjatë peripecish në Shqipëri fill pasi ndaloi në rrugë makinën e ish-ministrit Saimir Tahiri, makinë që përdorej për trafik droge nga kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj. Këta të fundit janë në burg si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali.

Në vitin 2014 Antonio Nazeraj gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, ka ndaluar ‘Audin’ me targë 003 dhe ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj, të cilët udhëtonin me makinën e ish-ministrit në rrugën Fier-Levan nën shoqërinë e dy vajzave. Vetë Nazeraj ka treguar më pas gjatë një interviste se shoqërimi i tyre në komisariat nuk ka zgjatur as 10 minuta për shkak të ndërhyrjeve “nga lart”.

Kuptohet që ndërhyrje të tilla vinin vetëm prej Saimir Tahirit, asokohe Ministër i Brendshëm. Pas kësaj ngjarje SHKB-ja nisi ta survejonte oficerin Nazeraj dhe të inskenonte një rast korrupsioni për dënimin e tij. Për t’u dukur i ‘besueshëm’ ky inskenim, bashkë me të përfunduan në Prokurori edhe dy kolegë të tij; Bledar Naçi dhe Benard Feza. Të tre këta oficerë akuzoheshin se i kishin marrë 8 mijë lekë të reja një shtetasi. Por në fakt motivi i kallëzimit ishte thjesht sepse Anonio Nazeraj kishte guxuar të ndalonte dhe shoqëronte në burg kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas këtij rasti Antonio Nazeraj dha dorëheqje nga Policia e Shtetit dhe u largua në Holandë për të kërkuar azil. Në gusht të vitit 2018 gjatë një interviste për median holandeze “Eenvandaag”, Nazeraj shprehej i frikësuar se nëse nuk merrte azilin, kthimi në Shqipëri do t’i kushtonte jetën.  “Kur të kthehem në Shqipëri, jam 100 për qind i vdekur”, deklaronte Nazeraj.

Por më pas autoritetet holandeze vendosën në favor të tij duke i dhënë të drejtën për të jetuar dhe punuar në vendin e tyre. Sa i përket vëllezërve Habilaj, aktualisht ata vuajnë dënimin me burg në Itali, ndërsa në Shqipëri vijon procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

©LAPSI.al 

16 Comments

  1. Po cdo i bente saja mor aman! I shkreti ne qeli duke ngrene supe e caj per dite. E ekzagjerojne keta hollandezet. Autoritete kazani! Rracista te ndyre jane! Ruaju polic atje ku je , se mos te vrasin “rracistet” e terbuar holandeze.

  2. Bobo cfare behet ketu. Jo demonstrime por varje ne litar per keto bashibozuke. Sekti Rilindje te nxiret jashte ligjit. Turp turp e njemije here turp. Po kur therresin Salianjin kur ky i vertetoi 100 % mashtrimet me Alizotin. O popull o dele behu nje here Luan.

  3. I ka bindur Lul Basha hollandezet. Saja eshte qelibar, vetem me pak miliarda euro trafik droge eshte marre. Fajin e ka Saliu, e di une.

    Ika te shtyp ndonje me makine

    Mira Karzhani

    1. o i pa emer as mashkull as femer si rama por mushk lenini, qe te ka qir hrushqovi e stalini. mjaft hengre mut vuqiqi e putini tash shko merr racionin se nuk te pret negjmija ter naten ne qenef.

  4. S’ka bir kurve qe perlyen Sajme Qorrin!
    Po s’ka faj Lideri Global Fico Magjistari Basha qe i qellojne disa vemje ne skuader!
    Dhe kuptohet, s’kemi pare gje akoma…..

  5. Qorri me syze 10mije euro eshte i pafajshem!

    Vdekje saliut liri komunistave!

    Kockat e enverit ju qifshin ne bythe o rilindas

  6. Hijenat po ushqehen me kermat e shkullakut,ky trimi qendroje dhe dy vjet ne shqiperi dhe nuk e gjeti gje,te tjeret bejn korrupsion kurse ky polic me shoket jane te ndershm,telefonat i bente Sajmiri sigurisht thote ky laci

    1. AH MOR TE QIFSHIN QENTE TET EME, si ta kan hequr trurin

      ti o do jesh ndonje plakush nostalgjik komunist, o ndonje lab qe punon fushat ne greqi, o ndonje punonjes qylaxhi administrate – 3 grupimet kryesore brenda PS

    2. i pa emer ti mut stalini e kerma dhe kufom lenin per 75 vite lepin e han dhe e shkullakut te pengon.ik o pirdhu ne qenef negjmije ku je ngjiz e lind me ramen.ne edijm qe mutit te stalinit dhe shurres se enverit i thua mjalt.

  7. O ismail ta kan fut ne bir,prandaj mendon si bytha e salihut,ju ka mesuar stalini .ari ziguri qe te tregoheni inteligjent,por ju cecenet e salihut qe zbritet nga shpellat e vicidolit per nje jete me te mire,salihu ju perdor si mish per qent e luluse

  8. Po’ bythqira si ky ashtu edhe Bledi qe e lane shokun tjeter Nardin ne meshire te fatit dhe ja mbathen si legena ndersa ai vuajti edhe burgun e ketyre plehrave, sa per dijeni akuza e Shkb Fier ndaj tyre ishte “korrupsion” por keta ja mbathen ndersa ai beri gati 2 vite burg turp shoke gjasme.

  9. Aman ore gjithe keta police kurajoze… edhe ky nje palo polic ordiner po na tregon rrena… azilet po I shohim se nuk ka ngel kokerr legeni e mashtrusi qe I kane vene bomba makinave te veta pa marre azil… mjaftojne dy shkrime ne gazeta… edhe 55 e Fahriut te ben pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu