• |
ide | kryesore

FOTO/ Milan, paqe mes Gattuso e Bakayoko: dy ‘sherrxhinjtë’ shtrëngojnë duart

Sport



Për Champions bëhet cdo gjë, edhe paqe mes sherrxhinjve. Pas tensioneve të forta të ditëve të kaluara, që lidheshin me zënkën mes teknikut Gennaro Gattuso e mesfushorit Tiemoue Bakayoko, në rastin e ndeshjeve Milan-Bologna, në shtëpinë kuqezi duket se është kthyer qetësia. Sigurisht, sjelljet e francezit në kohët e fundit, nuk i kanë pëlqyer shoqërisë e trajnerit, që pikërisht për këtë motiv me shumë mundësi nuk do të ushtrojë të drejten e blerjes nga Chelsea, por tani duhet menduar ekskluzivisht për kampionatin dhe marrjen e vendit të katërt.

Në këtë pikë, vlen gjithcka, mbi të gjitha harmonia brenda dhomave të zhveshjes. Për këtë arsye, Milan, përmes faqes zyrtare në Tëitter, ka publikuar një foto, ku tregohet shtrëngimi i duarve mes teknikut e mesfushorit. Me pak fjalë, më e keqja duket se është lënë pas shpine.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *