• |
ide | kryesore

Fotografohet me Kryemadhin në protestë djali i ish-deputetit të ndjerë

Arkiva



Protestës së sotme të opozitës i është bashkuar edhe djali i ish-deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauku, i cili është fotografuar me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin, duke bërë simbolin e fitores, përmes ngrejtjes së dy gishtave lart.

Prej disa javësh, Glauk është vënë re në disa dalje publike tek aktivitetet e zhvilluara nga Partia Demokratike. Në një ligjëratë të mbajtur një ditë më parë në një takim me 300 të rinjë evropianë demokrat, Glauk parashtroi thirrjen për  ndryshimin e perceptimit të të huajve për Shqipërinë.

Sot po mbahet protesta e katërt kombëtare e opozitës, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve. Kërkesat standarte të artikuluara nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë largimi i Kryeministrit Edi Rama, formimi i një qeverie tranzitore dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.



1 Comment

  1. Ky po qe eshte lajm i papame.
    Glauku dora vete! Deputeti i ardhshem qe ka studjuar ne perendim.
    Edhe ky do bohet prijes lexhendar si Azem Hajdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *