• |
ide | kryesore

Jehonë në mediat italiane: Përplasje në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë

Lajme, Të fundit



Protesta e opozitës e kësaj të shtune në Tiranë ka bërë jehonën e medieve italiane.

“Corriere della Sera” shkruan se “protesta e 12-të e opozitës së qendrës së djathtë ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohshme dhe largim të qeverisë socialiste të akuzuar se fitoi pas lidhjeve me krimin e organizuar. Policia përdori lëndë lotuese për të larguar protestuesit”.

“Ansa” shkruan se Tirana u përfshi nga incidentet pasi opozita e drejtuar nga Lulzim Basha zbriti sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për të sjellë një qeveri tranbzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Bomba molotov, gurë dhe tymuese u hodhën nga manifestuesit në godinën e qeverisë dhe atë të parlamentit” – raporton “Ansa”.

Ndërsa “RAI” raporton se mbi 1500 policë ishin mobilizuar për manifestimin e së shtunës. “Godinat qeveritare ishin blinduar me forca policie” – shkruan Rai ndërsa shton se prej shkurtit opozita ka braktisur parlamentin duke dorëzuar mandatet e deputetëve.

“Il Messaggero” shkruan se në Tiranë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë e cila përdori lëndë lotuese për të shpërndarë turmat. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Rama eshte nje kelbaraq qe si rruhet per askend pervec vetekenaqesise boshe dhe deshirave perverse.

    Nje palaco kriminel.

    Si frikacak qellon pas shpine per provokim

  2. Casano totale, loro ci hanno nella golla del fucile, noi li abiamo nella golla del canone!
    T’rroj’ Partia(.com)@

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *