• |
ide | kryesore

Juventus kërkon Pochettino, por kërkesa e teknikut është e çmendur

Sport



Nuk pati as kohën të vinte në dyshim qendrimin e tij në Londër, tek Tottenham e Mauricio Pochettino përfundoi menjëherë në radarët e Juventus. Në kohën kur vazhdon të shtyhet takimi mes Massimiliano Allegri, që është shfaqur nervoz, e Andrea Agnelli, bardhezinjtë kanë vendosur kontaktet e para me teknikun argjentinas të Spurs, që ka shprehur disponibilitetin për të vlerësuar ofertën e kampionëve të Italsië. Por problemi është diku tjetër, sepse nga sa është mësuar, Pochettino ka kërkuar një pagesë si trajner elitar, duke shkuar në kuotën 20 milionë euro (aktualisht fiton 18), aq sa merr aktualisht tek Pep Guardiola tek City.

Kështu, për të kuptuar se cfarë do të ndodhë, duhet pritur takimi i presidentin të Juventus me Allegri. Tekniku nuk e priste këtë ndryshim kursi të shoqërisë, por problemi është se klubi nuk është aspak i bindur të vazhdojë me teknikun aktual dhe kërkon një person që të garantojë një lojë më ofensive e ti japë stimul tjetër ndjekjes fiksuese të Champions.

Në këtë kuptim, Pochettino është profili i përshtatshëm, por nuk është i vetmi në listën e Zonjës së Vjetër. Bardhezinjtë po shohin mundësinë edhe për Deschamps e Guardiola, Simone Inzaghi e Gasperini, për të arritur deri tek Maurizio Sarri. E megjithatë asgjë nuk është vendosur, sepse edhe Allegri ka në dorë ofertën e Psg dhe luan me të njëjtat karta si shoqëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *