• |
ide | kryesore

Milan nuk ndalet, kërkesë zyrtare në Lega: “Duhet të luajmë në një orar me Atalanta”

Sport



Në kohën kur po futemi në fazën decizive të kampionatit e cdo detaj, përfshirë mundësia për të luajtur në të njëjtjën kohë me një rival direkt, mund të bëjë diferencë të madhe për arritjen e objektivave të cdo klubi. Për këtë motiv Milan, në garë për vendin e katërt në Serie A bashkë me Atalanta, i ka kërkuar Lega Serie A të spostojë në orën 20:30 (e jo në 18) ndeshjen kundër Frosinone e të dielës së 19 majit, në mënyrë që të garantojë zhvillimin në një kohë me sfidën e Torinos mes Juventus e bergamaskëve.

Ndeshja e bardhezinjve u shty për në orën 20:30, për ti lejuar bardhezinjve të festojnë në mënyrën më të mirë titullin kampion. Një zgjedhje që e ka detyruar Milan të kërkojë menjëherë ndryshimin e orarit për ndeshjen me Frosinone, që – sipas asaj që bën të ditur Ansa – ka dhënë aprovimin e saj për këtë modifikim të programit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *