• |
ide | kryesore

Raiola bllokohet edhe nga Fifa: dënimi bëhet botëror dhe fut në kaos merkaton

Sport



Probleme të mëdha për Mino Raiola në prag të merkatos së verës. Menaxheri i fuqishëm, që u dënua nga Federata Italiane e Futbollit, u bllokua tashmë edhe nga Fifa, që ka komunikuar zyrtarisht se e ka shtrirë përtej kufijve italianë pezullimin e vendosur të mërkurën nga Figc. Konfirmohet edhe ndalimi për dy muaj i kushëririt të Raiola, Vincenzo: “Presidenti i Komisionit Disiplinor të Fifa ka vendosur sot të shtrijë në nivel botëror efektet e sanksioneve të vendosura nga Figc për ndërmjetësit Carmine e Vincenzo Raiola – shkruhet në komunikatën e shfaqur në faqen zyrtare të Fifa – Carmine Raiola është ndaluar për një periudhë tre mujore e Vincenzo Raiola për një periudhë dy mujore. Vendimi i komisionit disiplinor të Fifa është marrë sot dhe ka efekt të menjëhershëm”.

Problem i madh, duke qenë se Raiola nuk mund të ushtrojë profesionin e tij në tre muajt në vazhdim, në të cilat zhvillohet merkato verore e futbollit: qershor e korrik e pjesa e parë e gushtit. Motivi i pezullimit nuk është bërë i ditur as nga Fifa e as nga Figc, por mund të jetë i lidhur me transferimin e Gianluca Scamacca nga Sassuolo tek Zëolle verën e kaluar. Pasi mësoi pezullimin e Figc, Raiola në ditët e kaluara kishte komentuar ashpër: “Kjo ndalesë në Itali nuk është surprizë. Personalisht kam frikë se është një vendim i inspiruar nga logjika të pallatit të pushtetit, pa llogaritur realitetin. Ndoshta nuk mi kanë falur kritikat që i bëra Figc për gjendjen e futbollit italian dhe për episodet e fundit të racizmit, sepse më kanë përfshirë në një histori të shpikur me art, me të cilën nuk kam të bëj fare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *