• |
ide | kryesore

Replikat/ Dhuna në protestë përplas Ramën me Metën

Kryesore, Lajme



Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta po e ndjekin hap pas hapi protestën e opozitës në qendër të Tiranës. Me komente në rrjetet sociale kreu i shtetit dhe numri “një” i qeverisë po japin mesazhet e tyre për atë që po ndodh. Fillimisht Rama bëri ironi me opozitën duke e quajtur atë “pa zë”.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm” – shkroi fillimisht Rama.

Kur përplasjet nisën të ashpërsohen shkroi: “Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkruan Rama.

Nuk ka mbetur pas as Presidenti i Republikës që fillimisht reagoi se ishte “duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”.

Më pas Presidenti i Republikës u bëri “sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”.

Por pas arrestimit të dhunshëm të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, presidenti “u bëri thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve” – shkruan kreu i shtetit që e mbyll me një reagim të fortë: “Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”©LAPSI.al



12 Comments

  1. O LIKE! SAHITI DUHET FUTUR NW DOLLAP NDERSA TI NE KOTEC. KTO JANE PAZARET E LULIT ME MOSKEN PER MOS INTEGRIMIN E VENDIT

  2. Ka nje problem, nese te njejtat fjale do ishin thene edhe me 21 janar 2011 nga KM aktual, do isha plotesisht dakord sepse eshte mendimi i tij dhe askush nuk mund te kritikohet per ate qe mendon. Por dy qendrime te kunderta ndaj veprimesh analoge, nuk ma mbushin mendjen…Pastaj ky qe do beje zgjedhjet me 30 qershor, si do i ruaje afro 5 mije qendrat e votimit? A ka njeri qe mund ta shpjegoje?

  3. Tv rusia live lulune,pse ka interes tv ruse per protesten e salihut,mund te ma thote dikush nga ju shpellaret qe komentoni,pjesmarja ishte super madheshtore me 5800 militante cecene,me keta do e marresh pushtetin ne tavoline o salih e lulu pushtat ne sherbim te rusise

  4. Muti i drejtohet kryemutit:

    Po c’far ban or zagar
    N’parcelen time ti ke hyre,
    Presidenti ban si kryetar
    Kryemini edhe ma i n’dyre!?

    Nga i njejti gjiriz te dy kan dal
    Njeni pallosh e tjetri shtypec,
    Edhe pse te dy jane mbi kale
    N’prapanice kan nga nje kastravec!

      1. Dukesh trim,por nuk ke zemer
        T’pakten perdor nji pseudonim,
        Tan ju PS-stat pa emer
        Qe t’njiheni perdorni k..in tim!

  5. PASKAN DALE NE PUNE PER DITE TE DIELE TE GJITHE RROGTARET MAVI . MAMATE NE BYTH DHE BABALLAEVE MINIFUNDIN O KURVA TE KUQE . IK MERRNI RROGAT KURVA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *