• |
ide | kryesore

Tare nuk e mbron dot më: Inzaghi largohet në fund të sezonit

Sport



Simone Inzaghi është gati ti kapë të gjithë në kundërsulm e të japë dorëheqjen në fund të kampionatit. Trajneri i Lazio mund ti heqë kështu sikletin presidentit Lotito, duke hequr dorë nga një vit i mbetur në kontratë, në kohën kur është i lidhur me bardhekaltrit deri në 2020. Hipoteza është më shumë se e mundur, sidomos në rast se nuk duhet të fitojë Kupën e Italisë, edhe pse fati i teknikut, përtej rezultatit final, duket se është vendosur. Raporti mes presidentit e trajnerit, nuk është më ai i dikurshmi. Lotito kritikon Inzaghi se nuk i ka shfrytëzuar plotësisht potencialet e skuadrës e, edhe pse tekniku bardhekaltër nuk është shprehur kurrë hapur, e ardhmja duket e vendosur.

Drejtori Sportiv, Igli Tare, ka qenë gjithnjë mbështetës për teknikun aktual të Lazio e në shumë raste ka ulur tonet mes tij dhe presidentit Lotito. Por kontradiktat me numrin 1 të klubit e kanë mërzitur Inzaghi që nuk dëshiron më të vazhdojë nën këtë trysni. Tekniku e kishte shfaqur mosaprovimin e tij, që kur Lotito përcaktoi fitimin e Kupës së Italisë si kusht për qendrimin e Inzaghi në pankinën e Lazios e tani duket se kërkon të luajë në mënyrën që i ka pëlqyer gjithnjë si lojtar në fushë: në kundërsulm…

Një divorc do të hapte skenarë të ndryshëm me mundësinë për ta parë Inzaghi në pankinën e Sampdoria ose, në rast lamtumire të Gasperini, në atë të Atalanta. Më e vështirë hipoteza Milan, ndërsa në anën tjetër Lazio është futur fort për De Zerbi. Tekniku i Sassuolo ka patur disa kontakte me Lotito, e të informuarit mirë thonë se propozimi i është bërë për një pagesë prej 300 mijë euro plùs bonus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *