• |
ide | kryesore

Video/ Fitore me kokë në Firence: Milan beson tek Champions

F1, Sport, Video



Milan kalon në Firenze e beson ende tek Champions. Atalanta mbetet tre pikë përpara, por Gennaro Gattuso mund të shpresojë ende në arritjen 180′ nga fundi i kampionatit, pas 0-1 shumë të rëndësishme në Artemio Franchi. Fiorentina e ish-teknikut Vincenzo Montella, e kontestuar nga tifozët e tyre, dorëzohet në një gol me kokë të Calhanoglu, në një ndeshje që kuqezinjtë e luajtën në mënyrë inteligjente.

Një pjesë e parë e gjitha nën shenjën e Milan, që vetëm në një moment lejoi një tentativë të Muriel, të devijuar nga Donnarumma në kënd. Skuadra e Gattuso në fakt impenjoi Lafont me Suso e Calhanoglu, por në minutën e 35′ portieri francez nuk mund të bëjë asgjë në devijimin me kokë të turkut në krosimin e bukur të spanjollit. Për të dytin vit radhazi, Calhanoglu shënon në Firenze dhe këtë herë është një gol që mund të peshojë shumë në sezonin kuqezi.

Fiorentina provoi dicka më shumë në pjesën e dytë: Mirallas në të 55′ gjeti në trajektoren e tij Donnarumma, pasi kishte shmangur Rodriguez. Nëntë minuta më pas, Gigio përsëritet në devijimin e gabuar të Kessie, që rrezikoi autogolin, ndërsa më pas edhe në konkluzionin e Chiesa. Milan në të 80′ kishte mundësinë të mbyllte ndeshjen me të sapofuturin në fushë Cutrone, që godet jashtë në një pozicion të favorshëm. Megjithatë rasti i humbur nuk ndalon Milan të marrë një fitore të rëndësishme, që i ngjit në kuotën e 62 pikëve, një pas Inter që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/kp/KpJp.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *