• |
ide | kryesore

Wolves i mrekullive: Ujqit kanë ‘ngrënë’ të katër finalistët europian dhe janë gati të vendosin Premier

Sport



Mbeten edhe pak caste përpara se të ngrihet sipari për skenën më të bukur të futbollit të Premier League. Deri tani jemi mësuar me beteja të jashtëzakonshme e personazhe legjendarë, por epilogu është i gjithi për tu shkruar. Përpara finales së madhe në Madrid e Baku, Amex Arena e Brighton e Anfield do të jenë epiqendra e vemëndjes në atë që quhet “dita e gjykimit” në Premier League, sfida e fundit në distancë mes Manchester City e Liverpool. Skenari edhe këtë herë është gati të dhurojë surpriza: nëse Reds nga njëra anë duhet të shpresojnë në një hap fals të të besuarve të Guardiola, përpara me vetëm një pikë, nga ana tjetër duhet tia dalin kundër Wolverhampton të mrekullive.

Ujqit e Nuno Esperito Santo falë humbjes së fundit të Leicester janë matematikisht në vendin e shtatë dhe mund të kenë ambicje për një kualifikim historik në Europa League, 37 vjet pas finales së 1972 të Kupës Uefa të humbur kundër Spurs. Për të bërë duhet të bëjnë tifo për Citizens në finalen e FA Cup në program në fund të majit, kur skuadra e Pep do të luajë kundër Watford, tjetër befasi në ishull. Por ajo që i mban pa gjumë tifozët e Liverpool është një tjetër fakt: Wolves, të ngjitur këtë vit nga Championship, janë e vetmja skuadër europiane përvec City, që ka marrë një fitore kundër të katër finalistëve të Champions e Europa League.

Misioni si “vrasës i të mëdhenjve” të Ëolverhampton nisi në dhjètor kundër Chelsea. Në Molineux Stadium, Blues të Sarri u dorëzuan 2-1 falë golave të Diogo Jota e Raul Jimenez. Sulmuesi meksikan është golashënuesi i skuadrës së Esperito Santo me 17 gola e këtë verë Fosun Group, fondi i investimeve kineze që në 2016 bleu Ëolves, èshtë gati të paguajë 38 milionë euro për blerjen përfundimtare nga Benfica. Pak javë më pas ishte radha e Pochettino, i mundur 3-1 në Wembley me përmbysje në vetëm 20 minuta: pas golit të barazimit të Boly, Ujqit shkatërruan Tottenham me golat e Jimenez e Helder Costa. Ndërkohë, Klopp i ka thënë lamtumirë që në janar ëndërrës për tripletë. Përgjegjësit për këtë ‘fatkeqësi’ janë të besuarit e Esperito Santo që e mundën 2-1 Liverpool, me golin e fitores të shënuar nga Ruben Neves. E në fund, në prill u fiksua edhe 3-1 përballë Gunners, të shkatërruar nga goditjet e Doherty, Diogo Jota e Ruben Neves. Nesër në Anfield luhet akti i fundit i sezonit dhe Klopp është i paralajmëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *