• |
ide | kryesore

Akrobati i OSBE me dy deklarata. E dredh për 10 minuta

Arkiva, Të fundit

Zyra e OSBE në Tiranë ka bërë një nga deklaratat më të ashpra dhe të njëanshme që janë artikuluar ndonjë herë duke marrë rolin e gjykatës dhe duke dënuar liderët e opozitës dhe duke u treguar atyre përgjegjësinë politike për dhunën kriminale.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”

Por pa kaluar as disa minuta pasi Basha denoncoi deklaratat e blera me paratë e drogës dhe ndoshta pas përçapjeve të opozitës në Vjenë për këtë skandal akrobati i OSBE bëri deklaratë tjetër: “Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon” – thuhet në reagimin e OSBE.

©Lapsi.al

13 Comments

  1. Me siguri te eshte prishur fundjava more qelbesire . Me gjithe ato honorare qe merr te te prishet qetesia eshte nje gje skandaloze per ty…. si mund te ndodhe kjo???

    ka gjysem milioni shqiptare te larguar nga ky shtet , jemi kolumbia buze adriatikut. 200 milione te rames qe iu shkau goja ne raport tani jane bere 2 miliard euro pasuri…. po keto jane ceshtje te parendesishme para fundjaves dhe qetesise se prishur te nje zyrtaruci te osbe….
    Dhe plehrat skane te sosur

  2. Si erdhem deri ketu :Bijte e komunisteve te djeshem ata me dekadentet na sundojne ende
    sot.Pas 90-tes nuk kishin te drejten morale te qeversnin me.Ata me teorine e tyre te ndertimit pa
    zot u bene vrases servile,cinike,te zbrazur ne mendim , te ligesht . Egoja e tyre primare duke shkele mbi gjithkend ne emer te partise dhe ideologjise se saj.Ne komunizem u ngrit ne piedestal Partia e cila po ndertonte “Njeriun e ri”.
    Partia ishte Zoti dhe nese nuk vendoseshe ate te paren ne nje vjershe ,ne nje kenge, ne pune ,ne shpi, ne publik, ne familje , atehere vendi yt ishte ne internim ose ne burg.
    Partia ishte fryma ,jeta ,dinjiteti yt , ishte gjithcka.
    Po cfare ishte njeriu i ri ? Nje person qe per dinjitet e personalitet veshet ne permbajtje vetem me nenen parti.
    Ishte spiuni,hajduti,servili,injoranti ,burokrati pa tru,indiferenti pa thelb me nje fjale njeriu i deformuar ne thelbin e tij .Ky njeri kur ishte 1 vjec kur hyri partia komuniste u be mbi 50 vjec me mentalitetin se nese don te kesh dicka behu nje nga tipat e mesiperm.
    Pati edhe nje pjese te llastuarish bij te byrose qe per shkak te shkollimit jashte pane nje realitet pertej kufijve por edhe ne Shqiperi shijonin aq sa lejonte rregjimi jeten e tyre private nen kulisa.
    Kur Ramiz Alia e pa qe po i rreshqiste toka nen kembe i mblodhi dhe u shpalli manifestin e tij te ashtequajtur “Katovica”dhe vertet ashtu ndodhi.Rregjimi ra para syve tane por nen rrogoz pjesa me e forte e tij ndertoi mbi germadhat e tij nje ngrehine tjeter shume mashtruese , neokomunismin qe mbarte gjithe ligesine ,djallezine dhe padrejtesine e atit te tyre qe kishte mbyllur syte por plehun e prodhuar nga ky komunizem e la aty per bijte e tyre.
    U shkaterrua njeriu ne themele!
    Kjo eshte drama dhe tragjedia jone!
    Pak qendrestare qe mbeten dhe jane ende sot nuk kane asnje te drejte vec te punojne si mushk vetem per mbijetese.Cilen figure dinjitoze dje dhe sot e keni ne shoqata,administrate,ne polici,ushtri,parlament presidence ? Tani persekucioni nuk eshte i deklaruar por i nendheshem siper per fasade ata qe u persekutuan ndersa poshte ne tunelet e tyre kemi drejtoresh biblioteke,ministre,deputete,keshilltare presidence e kryeministri edhe dama qe, per te ndryshuar karrigat , ndryshojne dhomat nga personale behen drejtori.
    Jane burrat ne krye te parlamentit,jane spiunet e torturuesit e djeshem e te sotem ne cdo institucion e fondacione e shoqata .Jeta e tyre asht shume
    me e mire edhe se kur i sherbenin klikes enveriane.Po i sherbejne edhe sot me devocion kesaj klike qe tani eshte shnderruar ne sekt.
    Ajo qe ther ne palce eshte se ky sekt jane vendosur aty per te nxjerr ne drite,ne fakt per ta fshehur me teper, te verteten komuniste kur ne jemi gjadhe flasin per vuajtjet tona dhe ne jemi perseri sklleverit qe s,kemi asnje te drejte edhe kur duam te themi te verteten , na persekutojne alla sorosjanshe.alla neo!
    Mbajne fjalime,simpoziume,seminare derdhen miliona per ta , po ne tere ish burgjet e ish kampet ku vdicen qendrestaret e ata qe shihnin larg s,ka nje lule,mjerisht per mijra e mijra euro e dollare te hedhur ka disa qeparisa varrezash vetem ne mjerimin e vet te shkrete Kampi i Tepelenes.Po kush eshte ne keto institucione?Me te ultit,me te pabeset,me te degjeneruarit,me te depersonalizuarit.
    Bile ne i lejojme te na nderojne e te na projektojne kishat tona per ti bere te komunikueshme ,moderne,me parkingje,kafene .
    Kishat jane tempuj te shejte dhe nuk duhet te fusin duart e palara aty te palaret te tipit neo apo soro.
    Te qendrojme drejt e te flasim drejt! Pas 90 komunismi nuk pati me te drejten morale te na drejtonte. Ku jemi sot? Kush na drejton,kush na sundon ,kush mban kumtesa ne emrin tone,kush jep simpoziume per te vdekur duke shkelur mbi te gjadhet,kush ?
    Nunsin tone apostolik e terheqin shume kumtesat ne akademine e shkencave.
    Mos qurravitemi per leket qe jep qeveria apo nje truadh se po ndihmon komunitetet .
    Se pari : jep sepse eshte e drejte,se dyti : i jep nga taksat tona dhe se treti: me nje gur vret dy zogj.Ta mbash mire ne tere krahet eshte me komode.Propoganda eshte arma me e forte e komunismit.
    Ne qe besuam ne Zot , ne vlerat,ne familjen,ne atdheun ; dje e sot renkojme nga dhembja jo vetem nga bijt e bijat e e komunisteve por edhe nga tanet qe komunismi i beri per vete me poste e fonde po cilet ? Me te dobetit!
    U shkaterrua njeriu !
    Si duket dhembjet tona s,kane te ndalur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu