• |
ide | kryesore

André Silva dëmtim fals, Caparros sulmon hapur: “Të luajë me kombëtaren do të ishte fyerje për futbollin”

Sport



Tashmë është luftë e hapur mes Andrè Silva e Sevilla. Sulmuesi portugez, ende në pronësi të Milan, po jeton në Spanjë një situatë në limitet e të pabesueshmes: zyrtarisht i ndaluar për një dëmtim në tendinën e kupës së gjurit që në fillim të prillit, portugezi mund të pranojë thirrjen e kombëtares së tij për Final Four të Nations League që do të zhvillohen në 5 deri 9 qershor.

“Nuk jemi budallenj – ka reaguar me polemika tekniku i andaluzianëve, Joaquin Caparros, duke folur për dëmtimin e sulmuesit – André Silva nuk do të luajë dhe është rasti të flasim seriozisht. Po flasim për një djalosh që bëri shumë mirë në fillim dhe më pas u zhduk, sidomos në dy muajt e fundit. I kërkoj Portugalisë, për dashurinë për futbollin, të mos e grumbullojë në Nations League. Do të ishte një fyerje për futbollin”.

“Besoj që Uefa duhet të hetojë për referencat e tij ndaj mjekëve – ka shtuar tekniku i Sevilla, duke vënë në dyshim shkallën e dëmtimit që po mban André Silva jashtë fushës në luftën e skuadrës për vendin e katërt – Si do të reagonin tifozët e Sevilla, i gjithë stafi i teknik, drejtuesit e presidenti, duke e parë në fushë me Portugalinë në qershor? Nisur nga kjo, besoj që duhet të vlejë mendimi i mjekut të shoqërisë që i paguan rrogën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *