• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton i tregon vendin Bottas dhe tallet me Ferrari: “Fituam që në kthesën e parë”

Sport



Kush kishte dyshim se kush është padroni në skuderinë e Mercedes, duhet të priste Cmimin e Madh të Spanjës për ta mësuar. Pas provave dhe kualifikueseve drithëruese të Valtteri Bottas, kampioni në fuqi Lewis Hamilton i tregon pjesën fundore të makinës, me një vend të parë që e konsolidon në krye të klasifikimit për pilotë britanikun. Triumfi në Barcellona është konfirmues në fakt për momentin e artë të Mercedes, që rrëmbeu dopietën e pestë në po kaq gara: “Èshtë një rezultat i pabesueshëm, që më bën shumë krenar për këtë skuderi – ka thënë britaniku – Kanë qenë gara të forta me Valtteri, por nisa mirë dhe e fitova që në kthesën e parë garën”.

Lewis, si gjithnjë, ka fjalë të bukura për skuadrën e tij, e nuk kishte në fakt sit ë ishte ndryshe: “Para së gjithash duhet të falenderoj skuadrën. Të bësh 5 dopieta radhazi është dicka që më bën krenar, sepse jam pjesë e skuadrës dhe e shoh si punojnë të gjithë. Po bëjmë historinë”. Valtteri, nga ana e tij, pranon se starti në GP ishte deciziv: “Ishim shumë afër në nisje, freksioni pati një kundërkohë të cuditshëm në momentin që e lëshova, dicka nuk funksionoi dhe më bëri të humbas kohë”.

Lewis Hamilton triumfoi në Spanjë duke marrë fitoren e tretë sezonale, njëkohësisht edhe kryesimin e klasifikimit të Botëriorit, me 7 pikë përpara Bottas. I treti Red Bull i Verstappen, ndërsa nuk ishte kurrë në garë Ferrari: Vettel 4°, Leclerc 5°, në një garë që konfirmoi startin e tmerrshëm të skuderisë italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *