• |
ide | kryesore

FOTO/ Fanellë pa vija, Juventus revolucionin e nis… në fanellë

Sport, Video



Gjithçka e konfirmuar, në 2019-2020 do të ketë revolucion në shtëpinë e Juventus dhe jo vetëm sa i përket merkatos. Ashtu si ishte njoftuar më parë, në fanellën e re bardhezi nuk do të ketë asnjë vizë, por vetëm dy shirita të gjëra të ndara nga një vizë e kuqe vertikale, që personifikon ngjyrën e parë historike të klubit: “Mos ju frikësoni ndryshimit, përshtatjuni rregullave të reja, të bëra në një mënyrë që traditat nuk kanë asnjë limit”, thuhet në slloganin e Juves. “Një zgjedhje, një premtim, krahë për krahë. Bëhuni vijat…

Mes atyre që përfaqësuan imazhin e ri bardhezi nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, por janë shfaqur gjithashtu Bernardeski, Chiellini, Bentancur, Kean si dhe dy futbollistë të diskutuar shumë në optikën e merkatos: Dybala dhe Pjanic. A do të mund të jetë një sinjal për rikonfirmimin e tyre?




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *