• |
ide | kryesore

Inter i gatshëm të bëjë gjithçka për Conte: arrihet akordi financiar dhe dorë e lirë për stafin…

Sport



Duket tashmë gjithçka e kryer për mbërritjen e Antonio Conte në pankinën e Interit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm: ish-trajneri i kombëtares do të firmosë një kontratë trevjeçare me rreth 9 milion euro në sezon. Sipas asaj që raporton Republica, Suning do t’i japi dorë të lirë Conte për sa i përket kompozimit të stafit, me një emër që do t’i bënte të gjithë dakord.

Tek zikaltrit, gatishmëria për të shpenzuar ka ardhur nga pronari Zhang Jindong, pas publikimit të tremujorit të parë të vitit (në rritje) për kompaninë e tij Suning, gjiganti kinez i shpërndarjes teknologjike. Në këtë pikë, i biri Stiven, presidenti zikaltër, është i bindur nga operacioni Conte.

Oferta fillestare e Interit, me 8 milion në sezon, është kaluar duke iu afruar angazhimit të ish-trajnerit të kombëtares tek Chelsea, me të cilët është pezulluar kontradikta mbi kushtet e lamtumirës. Teknikut – të gatshëm nga ana tjetër, në emër të projektit, të ulë disi pretendimet e tij financiare – Interi nuk do t’i vërë asnjë kufizim në përzgjedhjen e stafit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *