• |
ide | kryesore

Lleshaj flet për rrahjen e Sahit Dollapit: Policia të duronte edhe pak

Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke u ndalur te dhuna ndaj ish-funksioniarit demokrat Sahit Dollapi, deklaroi se policët mund të duronin edhe pak.

Ai shtoi tha se protestuesit kanë hedhur bomba molotov ndaj policisë.

Lleshaj tha se nuk justifikon aspak dhunën e ushtruar ndaj policisë. Ai u shpreh se protestuesit janë i njëjti grup që kanë bërë 1997 dhe trazira të tjera, prandaj duhet reflektim edhe nga shoqëria.

“Policia ishte gjithë kohës në zjarr. Ajo përballoi zjarrin dhe bombat molotov të lëshuara nga masat. Ky është i njëjti grup që ka bërë demonstrata të frikshme dhe 1997. Dhjetëra efektivë policie janë shtruar në spital. Në rastin e dhunës ndaj një ish-funklsionari publik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë. Forcat policore duhet të duronin edhe pak Mirëpo , mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë.

Ky është po i njëjti grup, që kur kanë qenë në pushtet kanë vrarë 4 qytetarë në bulevard. Policia ka vepruar me përgjegjshmëri dhe efikasitet ndaj një grupimi që përdori sende të palejuara. Policia dhe qytetarët duhet të jenë sot bashkë kundër një destabilizimi të mundshëm të vendit. Forcat policore dhe qytetarët nuk do lejojnë vandalët që të veprojnë në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Lleshaj.



15 Comments

  1. grupon e 97 i te gjith deputet,kryebashkiak,drehtor,ministra,kryetar partie shhembull gjinushi,ruqi,ceka,klosi,nano etj.

  2. Ty te gjeten tamam mish per top…Dy te paret e tu Tahiri e Xhafa do te lehen pak pas dore..Bej edhe avokatin e 21 janarit..Se je gjeneral i kultivimit e mbrojtjes se se keqes

  3. Te duronin deri tek vendi ku nuk ka kamera sic bene me 50 tjeret. E gjithe keqardhja nuk eshte qe u shkel ligji dhe u dhunua ne menyre shtazarake nje drejtues opozite, por qe u be para mediave. Cunat do tregohen me te kujdesshem ne vazhdim.

  4. Besoj duhet ti kesh bere llogarite mire (per te kerkuar azil) sepse sjellja jote dhe urdherat e tu deri me sot perbejne 100 % veper penale dhe praktikisht do jesh pas hekurave shume shpejt. Se ky ari i gjate e ka te provuar qe te gjirhe si puna jote i ka hedhur ne kosh kur ka ardh puna me rujt bythen e vet …. sdq keshtu vazhdo se e “ke mire….”

  5. 21janari.Agron Malaj.Numri nje i akuzuar.Sot. Kandidat per kryetar bashkie ne Diber ..Rastesore zoti gjeneral…..Apo Si ato provokuesit qe fusni ju neper protesta..Dmth ka lidhje.Sot merr pagesen e 21 janarit

  6. More idiot,po kujt ja thua qe policia duhej te kishte duruar?Keto shko e thuaja ne prokurori,ku ti personalisht,meqe policet nuk paskan duruar,duhet t’i denoncosh dhe te marrin denimin qe meritojne.Pastaj te tilla keshilla,jepi policeve te tjere,qe te sillen si shqiptare,ndaj shqiptareve jo si egersirat e Mirdites tende.

  7. Riqebull qe kacaviret neper peme. Do te vije dita shpejt. Pa merak. Dhe femijet ne djep do pyesin kur te rriten se kush jua skuqi fytin ashtu si ne ne moshen e trete mbajme mend se cfare na beri fruthi ne moshen 5 vjec.

  8. A ka pune puna. Ne ushtri ka rregull dhe orar, prandaj flet shoku Leshi se policet duhet te kishin pritur oren qe duhet te fillonte dajaku. Ku e keni gjet kete verdhacuk qe duket sikur ka kalu meningjitin i vogel. Edhe Enveri do tju kishte zili, qenkemi qare kote nga Pali Miska me shoke

  9. Nen cfare zjarri ishi? Nen zjarrin imagjinar qe del nga pikturat e deshtuara. Po mbrojne thjesht ate qe i paguan.
    Thjesht doni te krijoni frike dhe panik tek qyteraret, doni tiu ulni kokon atyre sic kane bere baballaret tuaj.
    Duket qarte qe nuk po mbroni institucionet, (ne fakt institucione nuk ka, legjislativ jo, gjyqesor jo) , po mbroni vetem executivin, per ca rroga te qelbura qe ju jep.
    Nuk e kuptoni qe jeta demokratike eshe paralizuar, pa institucione nuk ka demokraci.
    I vetmi qe perfiton ne keto kushte eshte ai qe ka pushtet.
    Jane shume qytetare ne fakt qe e mbeshtesin tani protesten. Kane filluar te kuptojne qe Rilindja ishte vetem nje “makine e vjeter ” , joefektive, pa integritet qe don vetem para, qe punon me kacake dhe kriminele per ta pushtetin e tyre.
    Demagogjia e tyra eshte Frika dhe Padituria, pikerisht kesaj qe i trembej dhe Platoni e Sokrati ne nje demokraci ( njerezit qe nuk dine te mendojne nuk duhet te votojne thoshte sokrati)
    Kete e kane kuptuar dhe njerezit e mencur ne Evrope, pervec disa sahanlepiresve qe marrin rrogen atje.
    Asnje nuk e don kete Km ne Europe, keshtu qe skemi si ta duam ne.

  10. Nuk rrifet burri. Saidi osht turpnu per jet. Ket turp e lan vetem pushka. Me kanu ai polici i ka gjakun borxh. Fisi i Sahidit ka hy n’gjak me bajrakun e Lleshajvet. Policit i duhet dhon besa e vogel dhe t’gujohet deri sa t’mlidhen pleqt ene ta dajn ket pun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *