• |
ide | kryesore

“Nën gaz Tirana e pagaz”/ Flutura Açka reagon me poezi për protestën e opozitës

Pikante



Një ditë pas protestës së opozitës e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje mes policisë dhe protestuesve dhe me sulme të forcave të rendit për të shpërndarë turmat e njerëzve, ka reaguar edhe shkrimtarja Flutura Açka e cila i ka shprehur ndjenjat e saj me një poezi.

Nga Flutura Açka

Nën gaz Tirana e pagaz

Ti shkel mbi ta me thundër,

me sarkazmë,

me hekurbeton,

me oxazepine i verbon,

me taftatë e grave të mira të vendit tim,

që të dinë të mirë,

e t’duartrokasin me pahir,

përgatit qefinë.

Me helm ua ngjyen natën,

në shijen e darkës ua tret t’idhtën nikotinë,

me të fundmet grahma të durimit,

thur haluçinimet e tua në cyber space,

me tënden rutinë.

Me rruazat e syve të fëmijëve,

që diell ëndërrojnë,

thur zinxhirë të rinj errësire,

një të re plojë.

T’mbyllta duken dritaret,

ajri i natës vika era përzhimë,

a i ndien,

apo s’ta ndjen?

Me marka kollaresh të shndritshme,

var shpresën e tyre çdo ditë,

nuk harron t’u veshësh,

xhaketa dalëboje batutash,

trupin ua e kafshon çdo mbrëmje,

me fjalor ngjyrëeurope,

me zhargon rrugërie qesëndis,

me huqin e kumarit me djajtë,

n’short ua e hedh përditë atdhedashurinë.

Ti llapaqeni shik i pleqënisë,

që kohët moderne parlament i thanë,

ashtu, me ëndrrën perverse të përjetësisë divine,

si faraonët mbi Nil, masturbon mbi Lanë.

Ti tani je qenie pa liri,

cub, që nga fermenti i luksit qelbesh bërsi.

Me farë djalli, ti farë djali,

gjithë ditën e lume loz me tënden rraketake,

dhe ngjyen me britma makinën e memories së Atdheut,

të lodhur nga plagët n’fytyrë e n’shpinë.

Në gjah ke dalë,

mes parkut fantazmë të kullave të tua,

me pemë betoni të zëna në kurthin e dhunës,

aty, zagarët e tu nën orgazma kimike,

t’i lëpijnë të lumtur lustrinat e luksit,

pushtetin tënd prej rëre,

dehjen diabolike.

Me ç’materie të prishur,

mbushur silikoni i kafkës tënde,

ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,

që veç thyejnë e shqyejnë,

tymosin e zhbëjnë,

thërrmojnë e ngjyejnë,

helmojnë e fyejnë,

shpëlajnë e lyejnë,

durimin tonë.

Trembur, zhveshur kujtese qyteti,

mbulohet me petka të hidhura ëndrrash,

por ti s’e sheh,

shpejt nata në ufëm do pëlcasë:

Zot, Ajme!

Ku je?

Motive të rimarra, 21 Mars 2016-11 Maj 2019



6 Comments

    1. Like me duket se ty ti ka zgjidh hallet Ed Droga. Kjo poezi eshte baraz me forcen e nje opozite te tere. Nqs e Lexon droga do sikletoset shume. Eshte forme e shkelqyer proteste qe nxjerr en drite figuren prej llumi, diletanti, halabaku te nje drogaxhiu.

  1. Nuk marr ne mbrojtje as Ed e as PS, pooor te kesh nje fatkeqesi nga zoti, nuk ke ku e kerkon ama kur e ke nga robi(21 Janarin , Gerdecin po ju kujtoj Poetes dhe ty komentues) nuk eshte njelloj. Ndaj jo vargjet por as vellime me poezi nuk e mbulojne krimin e bere nga opozita ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *