Një ditë pas protestës së opozitës e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje mes policisë dhe protestuesve dhe me sulme të forcave të rendit për të shpërndarë turmat e njerëzve, ka reaguar edhe shkrimtarja Flutura Açka e cila i ka shprehur ndjenjat e saj me një poezi.
Nga Flutura Açka
Nën gaz Tirana e pagaz
Ti shkel mbi ta me thundër,
me sarkazmë,
me hekurbeton,
me oxazepine i verbon,
me taftatë e grave të mira të vendit tim,
që të dinë të mirë,
e t’duartrokasin me pahir,
përgatit qefinë.
Me helm ua ngjyen natën,
në shijen e darkës ua tret t’idhtën nikotinë,
me të fundmet grahma të durimit,
thur haluçinimet e tua në cyber space,
me tënden rutinë.
Me rruazat e syve të fëmijëve,
që diell ëndërrojnë,
thur zinxhirë të rinj errësire,
një të re plojë.
T’mbyllta duken dritaret,
ajri i natës vika era përzhimë,
a i ndien,
apo s’ta ndjen?
Me marka kollaresh të shndritshme,
var shpresën e tyre çdo ditë,
nuk harron t’u veshësh,
xhaketa dalëboje batutash,
trupin ua e kafshon çdo mbrëmje,
me fjalor ngjyrëeurope,
me zhargon rrugërie qesëndis,
me huqin e kumarit me djajtë,
n’short ua e hedh përditë atdhedashurinë.
Ti llapaqeni shik i pleqënisë,
që kohët moderne parlament i thanë,
ashtu, me ëndrrën perverse të përjetësisë divine,
si faraonët mbi Nil, masturbon mbi Lanë.
Ti tani je qenie pa liri,
cub, që nga fermenti i luksit qelbesh bërsi.
Me farë djalli, ti farë djali,
gjithë ditën e lume loz me tënden rraketake,
dhe ngjyen me britma makinën e memories së Atdheut,
të lodhur nga plagët n’fytyrë e n’shpinë.
Në gjah ke dalë,
mes parkut fantazmë të kullave të tua,
me pemë betoni të zëna në kurthin e dhunës,
aty, zagarët e tu nën orgazma kimike,
t’i lëpijnë të lumtur lustrinat e luksit,
pushtetin tënd prej rëre,
dehjen diabolike.
Me ç’materie të prishur,
mbushur silikoni i kafkës tënde,
ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,
që veç thyejnë e shqyejnë,
tymosin e zhbëjnë,
thërrmojnë e ngjyejnë,
helmojnë e fyejnë,
shpëlajnë e lyejnë,
durimin tonë.
Trembur, zhveshur kujtese qyteti,
mbulohet me petka të hidhura ëndrrash,
por ti s’e sheh,
shpejt nata në ufëm do pëlcasë:
Zot, Ajme!
Ku je?
Motive të rimarra, 21 Mars 2016-11 Maj 2019
Flutura rri ne hallin tend , we nuk e ke te madh,se nuk do na i zgjidhesh hallet ti e Luli nga Hollanda
Like me duket se ty ti ka zgjidh hallet Ed Droga. Kjo poezi eshte baraz me forcen e nje opozite te tere. Nqs e Lexon droga do sikletoset shume. Eshte forme e shkelqyer proteste qe nxjerr en drite figuren prej llumi, diletanti, halabaku te nje drogaxhiu.
Nuk marr ne mbrojtje as Ed e as PS, pooor te kesh nje fatkeqesi nga zoti, nuk ke ku e kerkon ama kur e ke nga robi(21 Janarin , Gerdecin po ju kujtoj Poetes dhe ty komentues) nuk eshte njelloj. Ndaj jo vargjet por as vellime me poezi nuk e mbulojne krimin e bere nga opozita ne kete vend.
Po per 21 janarin nuk te dilte te shkruaje dicka o “fluturushe”!!!?
Ballistet i bashkon nje ideal!
123