• |
ide | kryesore

Pasqyra e mediave ndërkombëtare/Bomba molotov për zgjedhje të lira

Të fundit



Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Midis tyre BBC, Reuters, Deutsche Welle, Washington Post, New York Times, Fox News, Associated Press dhe VOA raportuan mbi protestën e mbrëmjes së të shtunës.

“Mijëra shqiptarë protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, duke hedhur molotov në zyrën e tij,”-shkroi BBC News.

Ndërsa shtoi: “Gjatë tre muajve të fundit ka pasur demostrata antiqeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për vjedhje të votave dhe korrupsion. Lideri i opozitës Lulzim Bashës i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti”.

Ndërsa Reuters raportoi: “Me thirrjet ‘Duam një Shqipëria evropiane’, slogani i protestave pro-demokracisë kur vendi doli nga komunizmi në 1990, protestuesit ripërsëritën thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi ligjvënnësit e tyre dogjën mandatin e parlamentit.”

Edhe Deutsche Welle shkroi: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarre dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”

Gazeta amerikane “New York Times” theksonte në lajmin e saj se protestuesit u përpoqën të thyejnë dyert e ndërtesës së qeverisë së Shqipërisë.

“Përleshjet me Policinë në protestën e opozitës shqiptare”, ishte titulli i gazetës amerikane “Washington Post”, që njoftonte publikun në Shtetet e Bashkuara në lidhje me demonstratën e sotme.

Duke iu referuar agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”, “Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare, të shtunën, u përleshën me Policinë në një tubim antiqeveritar për të protestuar ndaj asaj që ata thonë se është një kabinet i korruptuar dhe joefikas, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *