• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për atentatin në Vlorë: 33-vjeçari u shpëtoi 19 plumbave

Lajme, Të fundit

Vlora u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë këtë të diel. 19 herë u qëllua në drejtim të një automjeti VË që lëvizte në aksin Vlorë-Fier pranë Novoselës. Pas atentatit makina ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në një fushë. I plagosur ka mbetur 33-vjeçari i identifikuar si Romario Aliraj, i cili ishte drejtuesi i automjetit.


Ai ka marrë vetëm disa plagë të lehta, pas aksidentimit të makinës ndërsa pas marrjes së kujdesit mjekësor është merrë në pyetje nga policia. Policia thotë se po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.