• |
ide | kryesore

Shkopat e gomës / Si e justifikoi Rama barbarinë ndaj protestuesve

Arkiva, Kryesore



Ndryshe nga dalja publike pas protestës së 16 shkurtit, kryeministri priti 24 orë për të mos u shfaqur para njerëzve me krizmat e azmës dhe marrjet e frymës.

Në konferencën e tij të shtypit të djelën në drekë në selinë e qeverisë, ai arriti të ruajë tonet e qeta, zërin e arsyeshëm dhe mënyrën argumentuese. Por, në thelb të gjitha këto i përdori për të justifikuar skenat barbare të policisë që nuk u denoncuan vetëm nga Zëri i Amerikës , por edhe nga ndonjë diplomat mbështetësi personal i tij.

Duke iu referuar rastit të goditjes së sekretarit organizativ të PD-së Sahit Dollapi (foto poshte), Edi Rama pranoi se ai ishte një “incident”. Përdori gjithashtu edhe togëfjalëshin “veprim i tepërt”. Duket se për ato pamje që e kanë vënë në hall të madh qeverinë, kryeministri është rakorduar edhe me gjeneral Lleshin që të mbajnë të njëjtin qëndrim. Pak më parë edhe ministri i Brendshëm pati deklaruar: “Në rastin e dhunës ndaj një ish-funklsionari publik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë. Forcat policore duhet të duronin edhe pak Mirëpo , mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë”.

Lexo më tej:

Koment/ Një test për të kuptuar hipokrizinë e Ramës për dhunën

Por, pasi edhe ai pranoi në sipërfaqe gabimin e kësaj dhune barbare, filloi një lum të gjatë justifikimesh. Së pari gabimi dukej i tillë vetëm nga ata që e shihnin qetësisht nga ekrani, dhe jo nga ata policë (vetëm dy prej tyre theksoi kryeministri) që u vunë për shatë orë nën një rebesh dhune psikologjike.


Pastaj Rama kaloi në një argument edhe më të trashë: në çdo vend perendimor ai që do ti ikte policisë me vrap do e pësonte edhe më keq. Por kur policia qënka sjellë më mirë sesa në vendet perendimore, pse goditja e Dollapit paskësh qenë një gabim apo incident?

Dhe në fund, megjithëse Rama u duke se e pranoi atë teprim minimal, ai nuk nguroi të shpallte mirëkuptimin e tij për dy policët vandalë: “Të jesh nën flakë e nën gurë e nën presion shtazarak kur ke veshur një uniformë polici, nuk është gjëja më e kollajshme për të pasur qetësi në çdo moment” u ustifikua ai.

I bindur se ato imazhe dhune shtazarake dhe të panevojshme ndaj një njeriu të pambrojtur dhe të shtrirë për tokë, i kanë nxjerrë kallain edhe kartës së fundit të rilindjes, asaj të të qenit tolerantë, Rama përdori edhe gurin e fundit për të relativizuar ngjarjen: Krahasoni 11 majin me 21 janarin kur “ne nuk gjuajtëm asnjë guriçkë në drejtim të kryeministrisë”.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. ORE KA NDONJE NGA E MAJTA TA ZGJOJE NGA GJUMI DHE TA LARGOJE NGA ENDERRAT IDIOTE
    QE SHEH ??? KY QEKA KOMPLET OUT , KY JETOKA NE BOTEN E LIZES .

  2. Nga Flutura Açka

    Nën gaz Tirana e pagaz

    Ti shkel mbi ta me thundër,
    me sarkazmë,
    me hekurbeton,
    me oxazepine i verbon,
    me taftatë e grave të mira të vendit tim,
    që të dinë të mirë,
    e t’duartrokasin me pahir,
    përgatit qefinë.

    Me helm ua ngjyen natën,
    në shijen e darkës ua tret t’idhtën nikotinë,
    me të fundmet grahma të durimit,
    thur haluçinimet e tua në cyber space,
    me tënden rutinë.
    Me rruazat e syve të fëmijëve,
    që diell ëndërrojnë,
    thur zinxhirë të rinj errësire,
    një të re plojë.

    T’mbyllta duken dritaret,
    ajri i natës vika era përzhimë,
    a i ndien,
    apo s’ta ndjen?

    Me marka kollaresh të shndritshme,
    var shpresën e tyre çdo ditë,
    nuk harron t’u veshësh,
    xhaketa dalëboje batutash,
    trupin ua e kafshon çdo mbrëmje,
    me fjalor ngjyrëeurope,
    me zhargon rrugërie qesëndis,
    me huqin e kumarit me djajtë,
    n’short ua e hedh përditë atdhedashurinë.

    Ti llapaqeni shik i pleqënisë,
    që kohët moderne parlament i thanë,
    ashtu, me ëndrrën perverse të përjetësisë divine,
    si faraonët mbi Nil, masturbon mbi Lanë.

    Ti tani je qenie pa liri,
    cub, që nga fermenti i luksit qelbesh bërsi.
    Me farë djalli, ti farë djali,
    gjithë ditën e lume loz me tënden rraketake,
    dhe ngjyen me britma makinën e memories së Atdheut,
    të lodhur nga plagët n’fytyrë e n’shpinë.

    Në gjah ke dalë,
    mes parkut fantazmë të kullave të tua,
    me pemë betoni të zëna në kurthin e dhunës,
    aty, zagarët e tu nën orgazma kimike,
    t’i lëpijnë të lumtur lustrinat e luksit,
    pushtetin tënd prej rëre,
    dehjen diabolike.

    Me ç’materie të prishur,
    mbushur silikoni i kafkës tënde,
    ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,
    që veç thyejnë e shqyejnë,
    tymosin e zhbëjnë,
    thërrmojnë e ngjyejnë,
    helmojnë e fyejnë,
    shpëlajnë e lyejnë,
    durimin tonë.

    Trembur, zhveshur kujtese qyteti,
    mbulohet me petka të hidhura ëndrrash,
    por ti s’e sheh,
    shpejt nata në ufëm do pëlcasë:
    Zot, Ajme!
    Ku je?

    Motive të rimarra, 21 Mars 2016-11 Maj 2019

  3. Vazhdon Stand up-i pa fund. E vetmja gje e vertete qe ka thene ne 20 vite eshte ” Une nuk jam politikan” dhe shqiptaret vetem kete nuk besuan. Me vjen turp kur degjoj kryeministrin e vendit tim dhe kjo eshte e dhimbshme!

  4. Me thone kata te mite futi ne burg thote ky kari . Po keta paguhen prej teje qe te thone ate qe do ti or kar mashkull . Megjithate provoje po ke bythe se te anets do shohesh or pallavash .

  5. Ky ose e ka humbur, ose na di te gjitheve bidallenj. Me 21 janar nuk u hodh asnje guricke ndaj policise!!!??? A i ka kush pamjet filmike te 21 janarit? Gjuajtjen me flamur duke e perdorur si shtize ndaj policise, pllakat e bulevardit qe u shkulen per te gjuajtur policet, makinat e djegura, makinen qe sulmoi deren e kryeministrise etj.etj. Sa police u plagosen me 21 janar? Kush i plagosi? Nese justifikohen veprimet e djeshme te policise ne proporcion me dhunen, atehere me 21 janar kushedi se cfare do duhej bere. Me kete nuk dua te justifikoj aspak vrasjet ne bulevard, askush te mos me keqkuptoje, por nese nje pjestar i atij qe u quajt “Grup i zjarrit”, behet kryetar i PS dhe kandidohet per kryetar bashkije, kjo ngjall shume dyshime. Ne te njejten menyre ngjall dyshime shendeti mendor i KM. Nuk mund te rrije pa genjyer edhe per ate qe shume njerez e kane pare me qindra here ne TV. Ne po ato TV qe sot i lepijne prapanicen KM dhe nuk i shfaqin me ato pamje per te bere krahasimin.

  6. Pse a mendon se u harruan kaq shpejt pamjet filmike kur u sulmu kryemun…
    me Mercedes!?
    Oficeret e plagosur nga “KOKPALARET”!!!
    Zjarri i kazaneve te plehrave,guret e kalldremit etj…?

  7. Po ku e pate barbarine mor. Po pse 6 ore me gure dhe molotov cfare jane? Barbaria qenka vetem kur han drru se ke shkel ligjin? Te ishin ne nje vend te europes do kishte filluar druri qe ne oren e pare te batardise dhe nuk do kishte gazetar qe do e quante barbari. Po ky i joni nuk esht vend normal as per reagim daj molotoveve e as per gazetare si puna juaj (jam i sigurt qe s do e publikoni si perhere)

    1. Njerezit nuk i frikeson dhuna e ca njerezve te deshperuar, qe aq e kane maksimumin e fuqise, por dhuna e shtetit ne emer te pushtetit. Ajo eshte dhuna qe step cdo qytetar, rrezon besimin tek institucionet dhe nxit nenshtrimin ndaj te keqes . Prandaj ato shkopinj gome,ne shkelje te ligjit, mbi trupiun e Sahitit na dhembin te gjitheve. Vec per qeverine jane perkedhelje.

  8. Ky gazekari i lapsit thote barbari kunder protestuesve,bilanci 18 police te plagosur dhe 12 cecene te plagosur kjo quhet barbari nga shpellaret e lapsit me ne krye zanen e stalinit

  9. Mos u merzisni, shume shpejt do i ktheje patjonjet ng dielli. Koha ruso sllavo orthodokse kunder dhqiptarve ka perenduar. Jane gerrmadhat e fundit qe do bien dh shpejt. Une i bej thirrje popullit te vete ne Surrdl e ta marre peng familjen e ketij krimineli

  10. Mos u merzisni, shume shpejt do i ktheje patjonjet ng dielli. Koha ruso sllavo orthodokse kunder dhqiptarve ka perenduar. Jane gerrmadhat e fundit qe do bien dh shpejt. Une i bej thirrje popullit te vete ne Surrdl e ta marre peng familjen e ketij krimineli??????

  11. Protesta ishte ahume qytetare. Nuk ishte e dhunshme. Asnje polic i sulmuar.
    Boje ?? Kapsolla? Fishekzjarre??
    Buri? Po keto jane ne cdo ndeshje futbolli protesta nuk eshte salle leximi. Protestohet. Akte minore te bere nga kriminelet e infiltruar nga rama . subversione te rames dhe metoda te sigurimit te shtetit.

  12. Rama, shfajesoi, justifikoi, kercenoi, shamtazhoi,provokoi, mashtroi, kedo dhe gjithcka. Asgje e re . Nje hajdut e kriminel qe e ka vendin ne spitalin psikiatrik te burgut.

    Rama nuk ka asnje arritje pervec deshtimeve te ahumeanshme dhe shkaterrimtare.

    POR KA MERITEN E krijimit te nje aleance te rrezikshme me krimin e organizuar ku jane perfshire si bashkepunetore dhe njeheresh viktima, shume biznesmene, media, zyrtare , police, ish sigurimsa, ministra, kryeprokurore dhe gjyqtare , etj persona.

    Nyja qe i lidh te gjithe eshte rama me ekipin rilindas

  13. Ky portal eshte me inteligjenti e me i pa anshmi ne shypni.Ju lumte per nder te zotet jeni gjithe diten rreni ne internet e gjithe darken tek raqipi e shreku

  14. Nuk e di pse nuk ja pushtetin Lulushes ky psikopat.Lulushja ka qene 3 here minister pa asnje merite,e pse jo te behet K/minister pa asnje merite .Familja Berisha do fleje e qete.Ketij vendi Saliu ja qiu nonen me kallam dhe vazhdon akoma,por gjaku i te pareve hajdut dhe bandit nuk behet uje,Qijani nonen Shqiperise te gjithe bashke se bota tall karet me ne.Viva Saliu pamveriseshte qe vrau dhe vodhi.

  15. Çfare nuk ja o Rilindja Demokratike…çfare nuk ja Lulushit pushtetin!??
    O A e madhe e shtypit…a e vogel e shtypit….!
    Nuk mjafton shkolla per oficer e Enver Hoxhes qe te shpallesh analist….
    Shko meso tabelen e shumezimit me pare…

  16. Qe kjo qeveri duhet te zhduket nje ore e me pare nuk ka asnje dyshim por, nese ndryshimi do te kete fytyren e Dollapit kurre mos ardhte.

  17. Dhe nje here rama talli loqet me shpellaret qe dalin ketu dhe kazanet e kadrite neper tv qe rama i ka kapur sipas luluse,masturboheni shpellare ketu te lapsi me komente nga trute e salihut

  18. Ti qifshin motrat,grat, femrat e krejt fisit ore rrumpall ose qifti i Spiro palle kurves qenke ti qar halli ke qe meresh me shpellaret qe e kan organin gjenital 10 her me te madh se ju qe shani shpellaret sepse nuk ma ze goja te shaj jugoret apo ndonje krahin tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *