• |
ide | kryesore

Spalletti agresiv në konferencë: “Nëse gazetat thonë që do iki, kanë motivet e tyre ‘Robert Redford’…

Sport



Ka përsëri një shans për të marrë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe Inter do të duhet t’i përgjigjet goditjeve të ardhura nga tifozët e tij. Zikaltërit nesër në mbrëmje do të presin Chievo në stadiumin “Meazza”, ku të besuarit e Luciano Spalletti nuk duhet kurrëesi të gabojnë: “Jam duke i parë lojtarë si në periudhën e fundit: stërviten në mënyrë korrekte duke menduar që t’i sjellin Interit Championsin. Chievo? Duhet të fitojmë ndeshjen duke kërkuar të jemi më mirë se sa kundërshtari: çdokush të vendosë brenda ndeshje të gjitha cilësitë dhe pastaj shohim rezultatin.

Në fakt situata në të cilën ndodhet Inter, në garën për Champions e ku shumë mund të vendosë edhe ndeshja mes Juventus dhe Atalanta, ka vënë nën presion zikaltrit: “Është e vështirë ta përballojë, sepse presioni është gjithmonë maksimal: nuk ka kurrë një rezultat që të vërë në rregull dhe të të bëjë të jesh i qetë. Është një gjë normale që kundërshtarët i kanë fituar ndeshjet e tyre, ashtu sikurse duhet të jetë normal për ne të tentojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet”.

Tekniku do të mbajë larg shpërqendrimin nga zërat e merkatos, që shohin fare pranë Antonio Conte, duke e kaluar me një batutë: “Zërat e së ardhmes? E ardhmja e kujt? Për mua nëse gazeta kaq shumë të rëndësishme shkruajnë që nuk do të jem më, kanë motivet e tyre Robert Redford, sepse kështu funksionon në futboll. Pastaj nuk lëvizin asnjë milimetër nga ajo që do të tentojnë për të arritur objektivin e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *