• |
ide | kryesore

Video/ Fanellat e reja sjellin ters: Juventus rrëzohet në Romë

Sport, Video



Roma mposht Juventus e shpreson ende në kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm. Do të jetë një betejë e vështirë në javët e mbetura, por ndërkohë barazon Milan në kuotën 62 (-3 nga Atalanta e -1 nga Inter, që është i impenjuar nesër kundër Chievo). Vendosën golat në fund të ndeshjes të Florenzi e Dzeko, duke i dhënë debutimin e hidhur fanellave të reja, me të cilët Juventus do të luajë sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë nisën fort lojën dhe Mirante bëri ndërhyrje të jashtëzakonshme menjëherë. Portieri verdhekuq është fantastik ndaj Cuadrado në fillim, e më pas përballë Dybala. Nga ana tjetër, Pellegrini godet traversën me një goditje-kros me Szczesny të mundur. Rreziku i fundit i pjesës së parë vjen nga këmbët e Dybala, por Mirante devijon goditjen me të majtën të Joya në shtyllë.

Ka shumë më tepër ritëm pjesa e dytë dhe në të 63′ anullohet goli i Cristiano Ronaldo. Do të kishte qenë goli i 22 i portugezit në Serie A, por në pasimin e Dybala VAR e ka gjetur në pozicion jashtë loje. Mirante bën shpëtimtarin edhe ndaj Emre Can, por në të 79 ndryshon gjithcka nga një gabim i Chiellini. Kapiteni humbet topin dhe Dzeko kombinon me Florenzi që nuk gabon përballë Szczesny, duke e dërguar topin mbi portierin juventin. Me bardhezinjtë të zbilancuar para, në kërkim të barazimit, Under e Dzeko krijojnë golin e dytë, që vulosi rezultatin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/95/95a9.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *