• |
ide | kryesore

Video/ Guardiola feston, City është kampion! Për Liverpool Premier mbetet e mallkuar

F1, Sport, Video



Manchester City është kampion i Anglisë për të gjashtë herë në histori. Skuadra e Pep Guardiola triumfon 4-1 në fushën e Brighton: pas disavantazhit të Murray (27′), miqtë përmbysin ndeshjen me golat e Agüero (28′), Laporte (38′), Mahrez (64′) e Gündogan (72′). I kotë 2-0 i Liverpool përballë Wolverhampton, firmosur nga Mané: kurrë një skuadër nuk kishte arritur në vendin e dytë në Premier duke grumbulluar 97 pikë, por sic duket titulli në ishull mbetet i mallkuar për Reds e Jurgen Klopp.

Ashtu si edhe mendohej në fakt, në 90 minutat e fundit Citizens nuk kishte ndërmend të hidhte dëm një sezon të tërë, jo me një si Guardiola në pankinë. E pasi kaluan një javë më parë sprovën me Leicester, nuk dukej Brighton pengesa e pakalueshme për armatën e teknikut spanjoll të lancuar drejt titullit kampion në sezonin 2018/19. Ndoshta ishte edhe kështu, por një drithërimi goli i Murray në minutën e 27’ duhet tia ketë dhënë Citizens. Ose më saktë një shkundje, sepse nuk ishte bërë rrotullimi i plotë i akrepave të sekondave, kur Sergio Aguero barazoi rezultatin.

Përmbysja në këtë pikë ishte cështje minutash, ekzaktësisht 10 dhe Aymeric Laporte përmbysi krahun e fitores, duke dëshpëruar në krahun tjetër Liverpool, që udhëhiqte 1-0 ndaj Wolves me golin e Mane. Për të besuarit e Guardiolës administrimi i fitores ishte një lojë fëmijësh dhe Mahrez siguroi rezultatin në minutën e 64’, përpara se Ilkay Gundogan të firmoste pokerin 18 minuta nga fundit.

Kampion për të dytin sezon radhazi për teknikun spanjoll, që blindon jkështu pozicionin e tij, pavaraësisht dështimit në Champions, ndërsa do të kërkojë të kurorëzojë sezonin edhe me Kupën e Federatës në 19 maj, përballë Watford. Shifrat e Citizens në këtë edicion të Premier kanë qenë të jashtëzakonshme, mjafton të përmendësh 98 pikët në 38 javë dhe 95 golat e shënuar, sulmi më i mirë i Premier, e 23 të pësuar, mbrojtja e dytë më e mirë pas Liverpool.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *