• |
ide | kryesore

Video/ Partizani kampion: Çinari fundos Tiranën në derbin e 17 pa fitore

F1, Kryesore, Sport, Video



Kryeqyteti ishte përgatitur për festë me rrugët e Tiranës të zgjuara me flamujt e Partizanit dhe lojtarët e të kuqve nuk mund të zhgënjenin në fushën e lojës. Formacioni i Gegës luante për matematikën titull, ndërsa bardheblutë e Ardian Memës për të mbajtur larg Kastriotin, me të cilët luajnë për mbijetesë.

Mungesa e Asanit e Mensah nuk u duk të ishte problem për të kuqtë, të shtyrë nga entuziazmi i titullit, që mungonte prej 26 vjetësh: herën e fundit që Partizani kishte ngritur lart trofeun ishte në sezonin 1992-93. Por pritja tashmë ka marrë fund sepse Partizani dominoi derbin dhe e bëri me një performancë positive, ku Cinari shënoi avantazhin, duke treguar qartë se nuk ka asnjë kompromis. Jo në derbi, jo kundër Tiranës.

Mema bëri gjithcka për ta kthyer lojën në favor: Ngoo e Greca punuan shumë, duke luftuar në cdo top me mbrojtësit e Partizanit. E u duk se dicka mund të ndryshonte kur në minutën e 41 Greca barazoi shifrat, duke entuziazmuar tifozët bardheblu, deri në atë moment të heshtur. Por për të fituar derbin duhet shumë më tepër. E mbi të gjitha asnjë gabim.

Abibi bën një tjetër performancë negative, e këtë herë në derbi, duke i lejuar Cinarit kënaqësinë e dy golave në derbi. Për portierin bardheblu duket se e ardhmja tek Tirana është vendosur këtu, por bashkë me të, edhe derbi në favor të Partizanit. 17 ndeshje qytetase pa fitore, në një hark kohor gati 6 vjecar, e kjo për 24 herë kampionët është e papranueshme. E në pritje të ndryshimit të hierarkisë së qytetit, duhet të shohin Partizanin kampion. Më keq se kaq…

JAVA E 33 E SUPERIORES

Partizani 2 – 1 Tirana
Luftëtari 3 – 2 Kukësi
Skënderbeu 0 – 2 Teuta
Kastrioti 2 – 0 Flamurtari



7 Comments

  1. Hajdmo le te gezohen guerrilsat. Kane lene leshte per kete dite, ne te gjitha drejtimet. Kush e di sa do jene gezuar shoku Shpati, ushtar Telushi dhe te gjithe debatikasit kudo qe ndodhen.

  2. Futbolli ka vite qe ka pjerdhur ne Shqiperi. Kampionatet jane fiktive, gara sportive nuk ekziston, por ekziston gara e manipulimit te ndeshjeve ne Europe.
    Urime per titullin , per aq pak sa vlen si trofe.

  3. Plasen-kukuvajkat-Bracet-me shoke deri sa i dhane trofeun e kampionatit kesaj skuadre .E angazhuar tere qeveria e drogaxhinjve.

  4. Konkluzionet e karave te shqupit.

    Qeveria droges ble zgjedhjet, ble kampionatin, ble opoziten, ble ambasadoret, ble DASH, ble EU….
    Vetem Sali sekretari eshte idhull i pagabushem. Megjithse dhe ky i fundit ju boni me honger mutin tuj, kur u bashku me fatos nanen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *